Connect with us

Press24.info

Qeveria “S’vlen” ende bën politikë me punësimet në Ansamblin shqiptar!

Maqedoni

Qeveria “S’vlen” ende bën politikë me punësimet në Ansamblin shqiptar!

Qeveria “S’vlen” ende bën politikë me punësimet në Ansamblin shqiptar!

Qeveria “S’vlen” ende bën politikë me punësimet në Ansamblin shqiptar!

 

Odisejada në Ansamblin shqiptar ka nisur nga 25 korriku dhe sot u bë një muaj që Qeveria bën politikë në kurriz të ansamblit dhe punëtorëve!

Si sekretariat për Kulturë bëjmë disa pyetje esenciale: përse ministri i kulturës z.Ljutkov nuk iu përgjigj kërkesës me shkrim të drejtorit të ansamblit i cili nga 1 korriku ka deponuar në Ministri kërkesë për takim me të vetmin qëllim- zgjidhjen e problemit me 33 vendet e punës që u skadonin kontratat me 26 korrik!

Përse zëvendësministri për kulturë nuk e siguroi ripëlqimin brenda ditëve dhe nuk u mor vesh me drejtorin që të zgjidhet menjëherë problemi i punësimeve por kërkoi dorëheqje të parevokueshme me 25 korrik ne kërcënime se do bëhet nami: duke mos i interesuar që ç’lajmërimi i artistëve do bëhej me 26 korrik sipas ligjit!

Përse me 2 gusht, vet Qeveria kërkoi program para Kuvendit dhe vet zëvendësministri organizoi një grup punonjësisht të dalin e të hedhin gurë e dru mbi institucuon duke bërë politikë në emër të vendeve të punës?

Përse me 6 gusht kërkoi ministri që drejtori i ansamblit ta ridërgon plani për punësime ( që ishte humbur nëpër arkivq) dhe sot me 27 gusht thuhet se ekziston ripëlqim për punësime por i njejti nuk dërgohet në institucion derisa të shkarkohet drejtori me inspeksion!

Çka është me rëndësi: nëse drejtori nuk do e realizonte programin artistik si duhet për pesë vjet, nëse do shkelte ligjin dhe do i linte 33 punonjës në rrugë siç thoshte s’vleni, nëse do bënte shkelje tjera, përse nuk u shkarkua derimë sot, por akoma shantazhohet me një inspektim të porositur nga zëvendësministri!

Kur nuk keni takat të bëni punë të mira, bile mos dëmtoni akoma: lëshoni vendimin të punësohen njerëzit, bëni ndryshimet ligjore për vendime të përhershme, po pastaj do keni mjaft kohë për shantazhe, ngarkime e shkarkime!

Turpi që keni bërë në ansamblin shqiptar nuk ka gjë që ua mbulon: edhe njëqind inspektime, shkarkime te deklarata të rrejshme nëse i bëni!

Continue Reading
You may also like...
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

To Top