Qeveria shkarkon Afrona Vërzivollin, emëron Arben Ramadanin në krye të revizionit të fondeve IPA
Pas reagime të shumta në opinion se nuk përmbush kriteret për revizor kryesor të fondeve IPA, Qeveria shkarkon Afrona Vërzivollin.
Në vendin e saj Qeveria ka emëruar ushtrues detyre Arben Ramadanin.
“Ai është auditor i pavarur në Sektorin e Promovimit të Auditimit. Ka marrë pjesë në hartimin e dokumenteve strategjike, planeve strategjike afatshkurtra dhe afatgjata në lidhje me zhvillimin e Trupit të Auditimit dhe auditimit, si dhe ndjek dhe monitoron zbatimin e tyre. Ai gjithashtu ka punuar si auditor i lartë në Sektorin e auditimit të fushën IPA-s”, thuhet në njoftimin e Qeverisë. Kurse për zëvendës ka emëruar Ivan Ignjatanov, i cili siç thonë është doktor i Shkencave Ekonomike. Emërimin e Vërzivollit e vuri në pikëpyetje një denoncues në Komisionin Antikorrupsion, pas çka solli reagimin e Delegacionit të BE-së në Shkup, e cila është kompetente e fondeve IPA. Kurse VLEN, kuadër i së cilit ishte Vërzivolli tha se atë kishte disa ditë që e kishte tërhequr nga posti, auditore e fondeve IPA.