Connect with us

Press24.info

Pse Veliaj u tërhoq nga emërimi i Sara Goxhajt?

Shqipëri

Pse Veliaj u tërhoq nga emërimi i Sara Goxhajt?

Pse Veliaj u tërhoq nga emërimi i Sara Goxhajt?

Erion Veliaj, i cili në mediat e tij, mediat e propagandës të paguara me paratë e inceneratorëve që nuk ekzistojnë, mediat e pushtetit të paguara edhe me para reklamash nga vëllai i tij njoftuan se Erion Veliaj nuk do tërhiqej nga emri i Sara Goxhajt si Kryetare e Komanduar e Bashkisë Tiranë.

Po çfarë ndodhi?

Pak orë më vonë Erioni vetë në rrjetet sociale raportoi se ai ishte tërhequr pasi nuk kishte informacion, se vendimi nuk kishte qenë kolegjial.

Në fakt e vërteta qëndron në një aspekt tjetër: Erion Veliaj u paralajmërua nga kryeministri Edi Rama se në rast se nuk do tërhiqej nga vendimi i firmosur dy ditë më parë për emërimin e Sara Goxhajt si kryetare e Komanduar e Bashkisë së Tiranës, ai do të shkarkohej.

Qëndrimi i ashpër i Edi Ramës një natë më parë me zyrtarët Sara Goxhaj dhe Alban Dokushi dhe qëndrimet e sotme në mënyrë të drejtpërdrejtë, duke i thënë Erion Veliajt se do të shkarkohej në rast se nuk tërhiqej nga ai vendim bënë që kryebashkiaku i Tiranës, i cili ndodhet në Burgun e Durrësit të tërhiqej nga vendimi për emërimin e Sara Goxhajt.

Asgjë më shumë se kaq.

Erion Veliaj thjesht shmangu shkarkimin nga detyra nga Këshilli i Ministrave./ CNA/

© SYRI.net

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

To Top