Pse nuk cilësohet “terrorist” tërbimi anti-musliman në Angli?
Byroja e Gazetarisë Investigative (TBIJ), një organizatë jofitimprurëse e lajmeve me qendër në Londër, ka publikuar një studim alarmues mbi tendencën shqetësuese të përhapjes së dhunës përmes kanaleve të komunikimit të krahut të djathtë.
Në raportin e tij të fundit të titulluar “Udhëzimet për krijimin e bombave dhe thirrjet për gjenocid qarkullojnë në kanalet e komunikimit të krahut të djathtë”, TBIJ përshkroi se si grupet e Telegramit po përdoren për të përhapur udhëzime për prodhimin e bombave dhe thirrje për gjenocid, duke përfshirë kërkesat e qarta për “Srebrenica 2.0” dhe shkatërrimin e xhamive.
“Në nëntë grupe në platformën e mesazheve Telegram, TBIJ gjeti dhjetëra postime që përmbanin ose nxitnin drejtpërdrejt dhunë, pra udhëzime se si të kryeni një akt dhune. Shumë postime të tjera përmbanin islamofobinë, racizmin dhe antisemitizmin.
Nxitja e dhunës përfshinte një thirrje për ‘Srebrenica 2.0’ – duke iu referuar masakrës së vitit 1995 të rreth 8,000 muslimanëve boshnjakë – dhe tre postime që bënin thirrje për shkatërrimin e xhamive,” tha TBIJ në raportin e saj.
Një nga grupet, i cili arriti në rreth 14,000 anëtarë përpara se të hiqej, postoi një listë të vendeve të synuara, duke përfshirë qendrat e imigracionit dhe zyrat e avokatëve, dhe lista u shpërnda gati 1,000 herë në grupe të tjera Telegram.
Policia britanike po përgatitet për trazira të reja anti-muslimane, ndërsa grupet e ekstremit të djathtë njoftojnë planet për të sulmuar qendrat e azilkërkuesve dhe zyrat e imigracionit në të gjithë vendin.
Rrugët e Britanisë së Madhe kanë qenë të tensionuara, me incidente të dhunshme të herëpashershme, pasi një 17-vjeçare vrau me thikë tre vajza në qytetin veriperëndimor anglez Southport javën e kaluar. Grupet e djathta kanë përhapur informacionin e rremë se 17-vjeçari i përmendur është emigrant musliman. Por ai, Axel Rudakubana, është një shtetas britanik i krishterë i lindur në Cardiff nga prindër ruandazë.
Grupet kundër emigrantëve përdorën krimin për të përhapur dezinformata dhe urrejtje në internet, duke shkaktuar trazira në një numër qytetesh.
Qeveria britanike ka krijuar një njësi prej 6000 forcash speciale për të luftuar kundër tyre.
“Ky vend po përballet me një nga shpërthimet më të këqija të dhunës në dekadën e fundit”, tha Andy Valentine, përgjegjës për operacionin policor në Londër.
Pse trazirat e ekstremit të djathtë në MB nuk etiketohen si akt terrorist?
Ka një ironi të çuditshme në dhunën që po ndodh në Mbretërinë e Bashkuar. Grupe njerëzish nga njëra anë pretendojnë se janë të indinjuar nga vrasja e 29 korrikut të tre vajzave të reja në një festë kërcimi në Southport, ndërsa nga ana tjetër ata janë të tërbuar nëpër rrugë, duke sulmuar civilët (kryesisht muslimanë), duke thyer dyqane, sulmuar xhamitë e djegur makina.
Shumë argumentojnë se ato që po shohim në qytetet e Mbretërisë së Bashkuar këto ditë nuk janë asgjë më shumë se akte terrorizmi.
Por askush zyrtarisht nuk ka sugjeruar se turmat që sulmuan xhamitë, hotelet ku qëndronin emigrantët, madje edhe i vunë flakën autobusëve ishin terroristë.
Pse nuk cilësohet “terrorist” tërbimi anti-musliman në Angli?