Promovohet libri “Kauza për Familjen”
Promovimi i librit “Kauza për Familjen” ishte i jashtëzakonshëm. Në prezencën e afër 400 pjesëmarrësve dhe personaliteteve politike, fetare, intelektuale e shkencore, nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, u shpërfaqë në mënyrën më të mirë të mundshme kauza për Familjen.
I falënderojmë përzemërsisht mysafirët të cilët e përshëndetën dhe e vlerësuan lartë librin dhe kontributin tonë “Kauza për Familjen”; Z. Ramush Haradinaj, Dr. Shefqet Krasniqi, z. Skender Rexhepi – Zejdi deputet nga Maqedonia e Veriut, Pastor Akil Pano nga Koalicioni Shqiptar pro familjes dhe jetës në Tiranë, hoxhë Halil Avdulli imam në Zvicërr, z. Fisnik Kruja kryetar i Forumit Mysliman Shqiptar.
Si dhe falënderojmë dhe ju jemi mirënjohës panelistëve; z. Vehbi Zeqiri, prof. Argjend Osmani, av. Muhamet Mujaj si dhe Arbër Hoxha për moderimin.
Falënderojmë dhe u jemi mirënjohës pa fund të gjithë pjesëmarrësve.
Zoti ju nderoftë dhe ju ruajttë juve dhe familjet e juaja!
Me respekt
Abdullahu&Rovena