Connect with us

Press24.info

“Perandoria sportive” e Ristovskit vazhdon të diskriminojë shqiptarët hesht VLEN-i dhe Safije Sadiku!

Maqedoni

“Perandoria sportive” e Ristovskit vazhdon të diskriminojë shqiptarët hesht VLEN-i dhe Safije Sadiku!

“Perandoria sportive” e Ristovskit vazhdon të diskriminojë shqiptarët hesht VLEN-i dhe Safije Sadiku!

Qeveria e Maqedonisë vazhdon diskriminimin e shqiptarëve dhe zonave të cilët janë të banuara me shqiptarë.

Këtë e dëshmon më së miri, Ministri i Sportit, Borko Ristovski.

Derisa krerët e VLEN-it vendosën se në cilin dikaster Safije Sadiku do të jetë zëvendës ministre dhe deri sa precizuan Ministrinë e Sporteve, Ristovski nuk ka humbur kohë dhe nuk e ka pritur fare mendimin e Sadikut.

Ai ka vizituar dhe ka fillur realizimin e disa projekteve por të gjitha këto në zona që jetojnë shumicë maqedonase.

Ndër projektet e para që ka fillur ristevski është hedhja hedhja e gurëthemelit për ndërtimin e sallës sportive Leskoec të Ohrit.

Projekte tjeta janë, rinovimi i sallës së sportit në Rasadnik, hapja e Qendrës sportive në Kisella Vodë, Nisja e punimeve për rinovimin e Sallës sportive Tutunski në Prilep dhe ndërtimi i Pishinës së Kavadarci.

Të gjitha këto projekte, Ristovski ka bërë pa “aminin” e Sadikut dhe asnjë reagim deri më tani nuk ka pasur as nga zv. ministrja as nga kabineti qeveritar i VLEN-it.

Dit më parë raportuam se asnjë denarë nuk është paraparë nga Ministria e Sporteve për komunat shqiptare dhe të gjitha mjetet janë destinuar për komunat maqedonase.


Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

To Top