Kjo është një foto nga reagimet e lidershipit perëndimor në Paris në fillim të vitit 2015, pas një sulmi mbi redaksinë e të ndyrës Charlie Hebdo, një revistë karikaturale që nuk njeh asnjë princip etik e përmbajtësor gazetarie e shkel kësisoj dinjitetin e të shenjtën e çdokujt. Ishin 12 persona nga redaksia e saj që u vranë në një sulm të armatosur, pasi ajo publikoi punime karikaturale me shënjestër Profetin Muhamed. Pra 12.

Në Gaza, si rezultat i agresionit sionist, deri më tani janë vrarë rreth 210 gazetarë, më shumë se 50 mijë fëmijë, gra dhe të moshuar, përveç qindra mjekëve, infermierëve dhe pjesëtarëve të mbrojtjes civile dhe qindra punonjësve humanitarë, një mizori mbi të pafajshëm që vijon ende.
Dhe ku janë liderët në foto sot ndërsa falangat sioniste po bëjnë krime të paimagjinueshme në Gaza dhe po shkatërrojnë gjithçka përballë tyre?

Në Gaza po shkruhet një histori turpi për Perëndimin, siç po shkruhet për çdokënd që mbështet, me zë apo heshtje, krimet e Izraelit.
Dhe ajo që vjen si leksion nga historia është se një ditë rrota e saj do kthehet dhe se çdokush do marrë atë që meriton, mbi të gjitha o turpin o nderin. Më qartë, historian na mëson se kush i është bërë krah së keqes, e keqja e ka mbytur më pas. /tesheshi.com/
