Connect with us

Press24.info

PD- Shqipëria Madhështore nesër hapin fushatën, në një ceremoni si asnjëherë më parë! Krah Berishës dhe strategu i Trump, LaCivita

Shqipëri

PD- Shqipëria Madhështore nesër hapin fushatën, në një ceremoni si asnjëherë më parë! Krah Berishës dhe strategu i Trump, LaCivita

PD- Shqipëria Madhështore nesër hapin fushatën, në një ceremoni si asnjëherë më parë! Krah Berishës dhe strategu i Trump, LaCivita

Partia Demokratike dhe Aleanca për Shqipërinë Madhështore do të hapin nesër në sheshin ‘Nënë Tereza’ fushatën elektorale për zgjedhjet e 11 majit.

Momentet kulmore të kësaj ceremonie do të jetë fjala e kryetarit të PD-së, Sali Berisha dhe udhëheqësit të fushatës së presidentit Donald Trump, Chris LaCivita, i cili vjen nga Amerika për të ju bashkuar fushatës së opozitës.

Gjithçka pritet të nisë në orën 18:00 ku gjatë mbërritjes së qytetarëve që do t’i bashkohen kësaj ceremonie, do të ketë shfaqje të stendave që do të emërtohen si ‘Korridori i kujtesës’ dhe është përgatitur nga departamenti i ‘Brain Gain’ në PD.

Ndërkaq, zyrtarisht ceremonia e hapjes madhështore të fushatës së ‘PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore’ do të nisë në orën 19:00 ku do të nisë prezantimi i kandidatëve të opozitës për zgjedhjet e 11 majit.

Gjithçka është e organizuar si një ‘town hall’ i stilit amerikan të fushatave.

Pas prezantimit të kandidatëve, në podium do të ngjiten folës të ndryshëm, nga politika dhe qytetarë të ndryshëm të cilët do të tregojnë historitë e tyre.

Për këtë ceremoni u pyet sot edhe kryetari i PD-së, Sali Berisha, por ai u shpreh se të gjitha surprizat do të lihen për nesër.

‘Fushata nesër mbetet surprizë, s’mund të jepen detaje se është surprizë. Çifti dashurohet muaj apo vite, por e ka një ditë që ndryshon dhe paraqitet krejt ndryshe dhe të gjithë pavarësisht se i kanë parë mijëra herë, vrapojnë t’i shohin atë ditë si çift, me kostumin e nusërisë. Ndaj, të gjitha surprizat janë nesër’, theksoi Berisha.

Të gjithë qytetarët janë të ftuar të bëhen pjesë e këtij aktiviteti, që përveçse ofron një përjetim historik, synon të ringjallë shpresën dhe të motivojë për një të ardhme ndryshe.

© SYRI.net

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

To Top