“Patrioti me bateria nga Kërçova” as me shqiptarët nuk e vendos flamurin shqiptar
Ish drejtori 20 vjçar i BDI-sē dhe mik i ngusht i VMRO-së dhe kryeministrit Hristjan Mickovskit, Fatmir Limani, sot në cilësinë e ministrit për punë dhe politikë sociale ka humbur patriotizmin e tij fallco.
Para zgjedhjeve ai qëndronte mbi varrezat e dëshmorëve duke kënduar poezi për flamurin kombëtar nën partinë e tij Lëvizja BESA të Bilall Kasamit.
Shumë kush besonte se, Fatmir Limani ishte një patriot i madh nga Kërçova, por pak kush do të besonte se ai ishte një “patriot me bateria”.
Fatmir Limani edhe pse u bë deputet me votat tetovare, ai u bë ministër me aminin e Mickovskit duke shkelë edhe mbi liderin e tij Bilall Kasamin, njetë sikur shkelte mbi Ali Ahmetin.
Sot kur ai është ministër më shumë i VMRO-së se sa i BESËS, flamurin shqiptar e ka harruar. Ai kurtë më nuk flet mbi flamurin, dëshmorët madje ai edbe nga zyra e tij e ka larguar totalisht duke vërtetuar se është ministër nën urdhërat e VMRO-së.
Rasti i fundit është kur në zyren e tij ka pritur miq nga Kërçova, e flamuri shqiptar nuk shihet as me miqtë shqiptar e mos flasim për delegacione apo përfaqësues të VMRO-së.
Fatmir Limani do të mbahet mend si njeriu i cili inçizoi dajën e tij me DRON për të “spionuar” se çka bën daja me familjen. Këto veprime të tilla nuk i ka bë as UDBA nē kohën e Millosheviçit.