Pas videos së Indeks, MPB fillon hetimin kundër Gashit për keqpërdorim të veturave zyrtare (VIDEO)
Pas publikimit tw videos nga indeks.mk ku shifet se si “veturat” zyrtare tw kryeparlamentarit Afrim Gashi shihen nw kolonw krushqish qw shkonin drejtw Kosovws, ka reaguar Ministria e Punwve tw Brendshme.
Nga ky dikaster thonw se po kontrollohen tw gjitha rethanat, nwse Gashi ka keqpwrdorur veturwn zyrtare dhe pozitwn duke bllokuar kufirin.
“Ju informojmë se po kryhen kontrollet përkatëse nga shërbimet kompetente në MPB për konstatimin e gjendjes faktike, pas së cilës do ta informojmë opinionin publik”, njofton MPB.
Derisa opinioni është në pritje të përgjigjeve për rastin konkret, partnerët e koalicionit nga Qeveria ende heshtin dhe me një reagim deri më tani ka reaguar vetëm Partia Liberal Demokratike.
Ky është skandali i dytë i Gashit brenda një muaji. Në rastin e Aeroportit të Shkupit, MPB-ja në fillim të këtij muaji ka bërë kallëzim penal kundër shefit të sigurimit të saj dhe ndaj tij nuk ka pasur asnjë veprim dhe as nuk është kërkuar përgjegjësi.
