Connect with us

Press24.info

Parashikimi: Kush do jetë femra në krye të PS-së në të ardhmen?

Shqipëri

Parashikimi: Kush do jetë femra në krye të PS-së në të ardhmen?

Parashikimi: Kush do jetë femra në krye të PS-së në të ardhmen?

Në Kongresin e PS-së mbledhur këtë të dielë, kryeministri Rama ka bërë një parashikim mbi njeriun që do jetë në krye të kësaj force në të ardhmen. Është femër, quhet Elena Kaçe dhe është pjesë e Akademisë Politike. Ishte pikërisht ajo një ndër fjalëmbajtëset në Kongres, pas së cilës Rama tha:

“E dashur Elena. Unë e ndoqa me vëmendje fjalën tënde dhe me thënë të drejtën u surprizova sepse si hera e parë përballë një audience kaq të madhe bëre vetëm një lapsur kur the se paga minimale është 900 euro, ndërkohë që paga minimale është 400 euro, por ajo mesatare 900 euro. Megjithëse nuk di të bëj parashikime për jetën e dikujt e as nuk hedh fall, por do ia lejoj vetes një parashikim që koha do e tregojë, mbase kur unë nuk do jem më dëshmitar i kësaj bote.

Ti Elena një ditë me shumë gjasa do jesh këtu ku jam unë udhëheqëse e PS. Me këtë që të thashë sapo ta kam hapur një problem, se nga ky moment ti hyre e buzëqeshur, por kur të dalësh do kesh shumë sy që do të shohim me sy tjetër. Por këtë konsideroje si një favor, sepse kush nuk ka shumë kundërshtar në rrugën e vetë nuk ngjitet dot në majë.

Do kem dëshmitar Pandi Majkon kur të mos jem më, sepse ai është i vetmi i pavdekshëm që kemi këtu. Kur Elenda të bëhet udhëheqëse, Pandi do dëshmojë një ditë që e ka thënë dukush nga ata, më duket ka qenë Edi Rama. Se Pandi kushedi sesa do ketë përcjellë në Sharrë apo Tufinë sepse është edhe mik me Lali Erin edhe ua gjen varret aty ku do”, tha Rama në stilin e tij ligjërues.

Kështu, një çupërlinë kalëron mbi emra si Erjon Veliaj apo Belinda Balluku, si potencial politik brenda PS-së. /tesheshi.com/ 

Continue Reading
You may also like...
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

To Top