Para disa ditësh kishin ndihmuar një familje shqiptare ekonomikisht sot gati gjithë bendi muzikor DNK nuk janë në mesin tonë!
Grupi i njohur muzikor DNK, i cili la një gjurmë të pashlyeshme në skenën muzikore maqedonase, nuk u kujtua vetëm për hitet e tij, por edhe për zemrën e madhe që kishte për njerëzit në nevojë. Një nga gjestet e tyre më të bukura ishte ndihma e dhënë për familjen Limani në Gjorçe Petrov, Shkup.
Në një moment të vështirë për këtë familje, që po përballej me një situatë të rëndë ekonomike, DNK iu gjend pranë dhe ofroi ndihmë. Ky akt human u bë publik përmes një fotografie të ndarë në faqen zyrtare të grupit në Facebook, ku shihej qartë solidariteti i tyre me njerëzit në nevojë.
Pas tragjedisë së rëndë që i mori shumicën e anëtarëve të grupit në zjarrin e Koçanit, ky gjest ka marrë një domethënie edhe më të madhe. Tifozët dhe qytetarët vazhdojnë t’i kujtojnë jo vetëm si artistë të talentuar, por edhe si njerëz të jashtëzakonshëm me një zemër të madhe.
“Fatkeqësisht, ata nuk janë më me ne, por veprat e tyre do të jetojnë përjetë”, shkruajnë komentuesit në rrjetet sociale, duke rikujtuar jo vetëm muzikën e tyre, por edhe mirësinë që lanë pas.
