Opinionistët ngrenë alarmin rreth zhvillimeve politike në vend! “Veprimet e Qeverisë së re si në regjimin e Gruevskit”
Opinionistët në vend ngren alarmin rreth zhvillimeve të fundit por edhe mënyrën se si po ushtron pushtetin qëveria e re VMRO-DPMNE – VLEN.
Qeveria me veprimet e saj te para po paralajmëron regjim të ri si të kohës së Gruevskit, shkruan në kolumnën e tij për DW Erol Rizaov.
Ndërkohë profesori Denko Malevski duke komentuar viztën e shefit të CIA-s në rajon ka sugjeruar politikanët e vendit të jenë shumë të kujdesshëm në veprimet e tyre.
Nëse dita shihet në mëngjes dhe pas hapave të parë të qeverisë , pritshmëritë e mëdha për ndryshime për më mirë po shuhen ende pa mbaruar njëqind ditët “tolerante” të qeverisë, ka shkruar Erol Rizaov . Sipas tij qeveria e re me veprimet e saj ta para po paralajmëron një regjim të ri që Maqedonia e ka të njohur nga koha e Gruevskit.
“Presioni i fortë po ushtrohet për të marrë në dorë të gjithë sistemin gjyqësor dhe për ta vënë gjyqësorin nën diktimin partiak. Prokurorët publikë thirren përmes mediave se çfarë dhe si duhet të punojnë. Këtë e kemi parë tashmë dikur në epokën e Gruevizmit, i cili e ktheu Maqedoninë prapa me dekada. Synimet për vendosjen e regjimit shihen edhe pas spastrimeve masive në të gjitha ndërmarjet dhe institucionet shtetërore. Lulëzon primitivizmi, provincializmi, lakmia, mungesa e përvojës dhe trajtimi i komplekseve të funksionarëve të pushtetit të ria. Ky është ambienti aktual në Maqedoni, kur qeveria është ende opozitë me tentativa për të futur një regjim të cilin e kemi mbijetuar tashmë pas 11 vitesh. Nëse nuk mësuam asgjë nga kjo, kështu qoftë,” ka shkruar Rizaov .
Ndryshe ditë më parë edhe profesori Denko Malevski në një kolumnë për të përditshmen “Sloboden Pecat ” duke komentuar vizitën e fundit të shefit të CIA-s në rajon ka shkruar se politikanët tanë, maqedonas dhe shqiptarë, duhet të jenë shumë të kujdesshëm.
Është e vërtetë, ne jemi anëtarë të NATO-s, por kjo garanci sigurie vlen vetëm nëse kujdeseni vetë që shtëpia juaj e përbashkët të mos digjet.
“Deklaratat e VMRO-DPMNE-së për destabilizimin e shtetit nga BDI në vjeshtë mund të përmbajnë një grimcë të së vërtetës. Përkatësisht, BDI është në prag të hapjes së debatit për një rregullim tjetër kushtetues të Maqedonisë, sipas reputacionit, siç thotë, Belgjikës. Belgjika është gjithashtu një vend në të cilin pothuajse çdo dhjetë vjet ka reforma paqësore kushtetuese. Është vetëm një problem që BDI duhet ta ketë parasysh: as shqiptarët dhe as maqedonasit nuk janë belgë. Ndoshta edhe një, që fqinjët tanë nuk janë Holanda dhe Franca”, ka shkruar profesori Denko Malevski. /tvklan.mk