Connect with us

Press24.info

Nouman Ali Khan viziton Kosovën – Fjalim i veçantë në Xhaminë 4 Llullat në Prishtinë

Kosovë

Nouman Ali Khan viziton Kosovën – Fjalim i veçantë në Xhaminë 4 Llullat në Prishtinë

Nouman Ali Khan viziton Kosovën – Fjalim i veçantë në Xhaminë 4 Llullat në Prishtinë

Nouman Ali Khan

Njëri nga ligjëruesit më me ndikim në botën islame, Nouman Ali Khan, do të mbajë një fjalim rasti në Xhaminë 4 Llullat (Hasan Beg) në Prishtinë, të premten, më 21 shkurt 2025, nga ora 11:30 deri në 12:00.

Nouman Ali Khan është themelues i Bayyinah Institute, një prej platformave më të njohura edukative për studimin e Kuranit dhe gjuhës arabe. Përmes interpretimit të tij të qartë dhe thellësisë në analizën e ajeteve kuranore, ai ka frymëzuar miliona ndjekës anembanë botës. Ligjëratat e tij karakterizohen nga një qasje praktike dhe e thjeshtë, duke e bërë mesazhin e Kuranit të lehtë për t’u kuptuar dhe për t’u zbatuar në jetën e përditshme.

Ky është një rast unik për besimtarët në Kosovë që të dëgjojnë drejtpërdrejt mendimet dhe këshillat e një prej mendimtarëve më të njohur të kohës sonë mbi fenë dhe jetën shpirtërore.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

To Top