Nënshkruhet memorandum bashkëpunimi ndërmjet O.K.H. MERHAMET dhe Kryqit të Kuq – Çair
Në kuadër të kësaj marrëveshjeje, palët do të bashkëpunojnë për organizimin e aktiviteteve të ndryshme, duke përfshirë nisma për dhurimin e gjakut, programe që mbështesin individët dhe familjet në nevojë, si dhe aktivitete të orientuara drejt ndërgjegjësimit dhe promovimit të humanizmit dhe solidaritetit shoqëror. Memorandumi thekson rëndësinë e përpjekjeve të përbashkëta për të adresuar sfidat sociale dhe për të forcuar vlerat e ndihmës reciproke dhe mirëqenies në shoqëri.
