Connect with us

Press24.info

Nënkryetari i TIKA-s, Dr. Mahmut Çevik takime të rëndësishme në Kosovë – vizitë departamentit të Turkologjisë dhe takim me ministrin Çeku

Kosovë

Nënkryetari i TIKA-s, Dr. Mahmut Çevik takime të rëndësishme në Kosovë – vizitë departamentit të Turkologjisë dhe takim me ministrin Çeku

Nënkryetari i TIKA-s, Dr. Mahmut Çevik takime të rëndësishme në Kosovë – vizitë departamentit të Turkologjisë dhe takim me ministrin Çeku

Është mbajtur ceremonia e inaugurimit të projektit për “Rinovimin dhe Furnizimin me inventar të Departamentit të Gjuhës dhe Letërsisë Turke” në Fakultetin e Filologjisë të Universitetit të Prishtinës (UP), implementuar nga Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim – TIKA. Në këtë ceremoni, morën pjesë zëvendës/kryetari i TIKA-s, Mahmut Çevik, koordinatorja e TIKA-s në Kosovë, Fulya Aslan, ambasadori i Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı, ministri i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, Prorektori i UP-së, Naim Jerliu, dhe përfaqësues të tjerë si profesorë dhe studentë.

Zëvendës/kryetari i TIKA-s, Çevik kujtoi se nga viti 2005, kur kanë filluar aktivitetet e tyre në Kosovë, kanë realizuar 750 projekte në fusha të ndryshme. Ndërkaq, ai tha se është e pamundur të mendohen kombe të pavarura nga kultura, historia dhe gjuhët e tyre. “Veçanërisht në këtë hapësirë gjeografike kemi zbatuar 121 projekte për gjuhën, kulturën, turkologjinë dhe gjuhën turke, nga Azia Qendrore drejt Ballkanit. Ne kemi investuar rreth 6 milionë euro në këto projekte që theksuam”, shtoi Çevik.

Ndërkohë, ambasadori Angılı tha se Kosova është një shtet shumë i ri ku jetojnë komunitete me rrënjë dhe histori shumë të thella. Ai konsideroi Departamentin e Turkologjisë si një departament që i shton vlerë Republikës së pavarur dhe sovrane të Kosovës si dhe Universitetit të Prishtinës.

Ndërkaq, prorektori i UP-së, Naim Jerliu, në emër të rektorit Arben Hajrullahut ka përshëndetur ceremoninë e hapjes së inaugurimit të projektit për rinovimin dhe furnizimin me inventar në Departamentin e Gjuhës dhe Letërsisë Turke.

Jerliu shtoi duke thënë se ky projekt i cili është implementuar me përkushtim nga TIKA, është një dëshmi e fuqishme e bashkëpunimit të frytshëm që ekziston dhe zhvillohet në vazhdimësi midis Kosovës dhe Turqisë. Dhe se sipas tij, ky projekt është vazhdimësi e bashkëpunimit të shkëlqyeshëm në arsim midis Kosovës dhe Turqisë.

Përkundër të gjithave, Ministri i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka theksoi rëndësinë e mbajtjes gjallë të Departamentit të Gjuhës dhe Letërsisë Turke dhe bartjen e drejtë të gjuhës turke tek brezat e ardhshëm.

Gjithashtu, nënkryetari Mahmut Çevik, ne kuadër të vizitës së tij në Republikën e Kosovës, ka realizuar takim me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës, Hajrulla Çeku. Në këtë takim miqësor, u diskutua mbi mbrojten, ruajtjen dhe transferimin e trashëgimisë së përbashkët historike dhe kulturore për brezat e ardhshme.

Ndërsa, ministri Çeku shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të TIKA-s dhe theksoi përkushtimin për të vazhduar këtë partneritet në projekte të reja që kontribuojnë në ruajtjen e identitetit dhe trashëgimisë kulturore të Kosovës.

Anida Murati /SHENJA/

Continue Reading
You may also like...
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

To Top