Connect with us

Press24.info

Nënë e vetme me 2 fëmijë/ Kush është vokalistja e grupit DNK që ndërroi jetë në tragjedinë e Koçanit

Maqedoni

Profesoresha në Fakultetin e Muzikës dhe vokaliste mbështetëse e “DNK”, Sara Projkovska humbi jetën nga zjarri që shpërtheu në një diskotekë në Koçan gjatë performancës së grupit në orët e para të mëngjesit të së dielës. Lajmin për vdekjen tragjike të Sara Projkovskës, e ka bërë të ditur Fakulteti i Muzikës së Shkupit në profilin e tij zyrtar në Facebook.

Sipas mediave vendase, Projkovska ishte një nënë e dy fëmijëve, të cilët po i rriste i vetme. Ajo mundohej që të fitonte para për të rritur fëmijët e saj, për shkak se ish-bashkëshorti i saj, trompetisti dhe profesori i xhazit, Aleksandar Nikolovski, u nda nga jeta në vitin 2021 në moshën 48-vjeçare.

Në tragjedinë e Koçanit, pas një zjarri të madh në një diskotekë mbetën të vdekur të paktën 59 persona dhe raportohet se janë lënduar të paktën 159 persona.

© SYRI.net

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

To Top