Connect with us

Press24.info

Ndryshe nga Pashko Vasa, si do e shprehte atdhetarinë Vehbi Dibra

Opinion

Ndryshe nga Pashko Vasa, si do e shprehte atdhetarinë Vehbi Dibra

Ndryshe nga Pashko Vasa, si do e shprehte atdhetarinë Vehbi Dibra

Duke e lexuar si ateizëm, ose ose antifetarizëm, nacionalkomunizmi shqiptar e ngriti në kult thënien e Pashko Vasës “e mos shikoni kisha e xhamia, feja e shqiptarit është shqiptaria”.

Por ka qenë  një tjetër burrë i madh, edhe patriot i madh, si dhe fetar i madh gjithashtu, i cili ndryshe nga Pashko Vasa ka thënë:

“Kristiani e myslimani janë vëllazën shqiptarë të pandarë.”

Ky është Haxhi Vehbi Agolli (Dibra), të cilin Arkivi Shqiptar e kujton me rastin e largimit nga kjo botë, më 24 mars 1937.

“Rrugëtimi i tij jetësor ka qenë i ngjeshur me veprimtari të rrafshit fetar dhe atdhetar. Në vitin 1908, Agolli mori pjesë në Kongresin e Manastirit. Një vit më pas, qe në krye të punimeve të Kongresit të Dibrës. Në kryedatën e historisë kombëtare, më 28 nëntor 1912, përfaqësoi Dibrën në Kuvendin e Vlorës. Në qeverinë e parë të Shqipërisë, u zgjodh kryetar i Pleqësisë dhe shërbente si mëkëmbës i Ismail Qemalit, në raste mungese.

 

 

U emërua myfti i Shqipërisë dhe më pas, në vitin 1923 u zgjodh Kryetar i Kongresit të Parë të Myslimanëve Shqiptarë. Në vitin 1924, Agolli përuroi Medresenë e Naltë të Tiranës. Krahas këtyre detyrave, ka lëvruar edhe në krijimtari. Studimet, krijimet dhe përkthimet e tij (zotëronte arabishten dhe osmanishten) janë botuar në shtypin e kohës, kryesisht në revistën ‘Zani i Naltë’. Në vitin 1993, në SHBA (Michigan) u publikua përmbledhja me shkrimet e tij nën titullin ‘Ç’urdhëron Kur’ani?”, shkruan Arkivi në një biografi të shkurtër për të.

Ndërsa thënia e mësipërme i takon ditës së Shpalljes së Pavarësisë, më 28 Nëntor 1912. /tesheshi.com/

Continue Reading
You may also like...
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

To Top