Connect with us

Press24.info

Murat Aliu për shtetin bektashian: Pas kësaj ideje mund të qëndrojë një fuqi botërore

Opinion

Murat Aliu për shtetin bektashian: Pas kësaj ideje mund të qëndrojë një fuqi botërore

Murat Aliu për shtetin bektashian: Pas kësaj ideje mund të qëndrojë një fuqi botërore

Profesori universitar Murat Aliu në emisionin “Bota në Fokus” të Televizionit SHENJA, duke folur për paralajmërimet për formimin e shtetit bektashian, ka deklaruar se në botën e sotshme është e mundur që pas kësaj të qëndrojë edhe një fuqi botërore, një fuqi tjetër për qëllime të caktuara politike, gjeopolitike dhe ekonomike.

Ai thotë se është e pranueshme kur dëshirohet të materializohet një ide e cila ka një lloj historiku, por sa i përket kësaj ideje, kjo kurrë nuk është diskutuar.

“Të gjitha këto shtete të cilat merren si model, veçmas Vatikani meqenëse duket që është më i përafërt me këtë ide që synohet, ka një histori të gjatë, madje edhe të dhimbshme, pasi që është një produkt i një përplasjeje qindra shekullore në Evropën e mesjetës ndërmjet forcave ndërmjet forcave fetare dhe forcave shekullariste. Dua të them që Vatikani megjithatë e ka një lloj sociologjie, një lloj historiku, e ka edhe një arsye pse ekziston, sa abstrakte aq e çuditshme mbase edhe e rrezikshme.”, ka deklaruar Murat Aliu. /SHENJA/

Continue Reading
You may also like...
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

To Top