Mesazhe ankthi në përvjetorin e hatasë bërthamore mbi Hiroshima
Në Hiroshima të Japonisë u kujtua sulmi me bombë atomike amerikane 79 vjet më parë në fund të Luftës së Dytë Botërore. Kryebashkiaku i Hiroshimës, Kazumi Matsui, bëri thirrje për përpjekje të përbashkëta për çarmatimin bërthamor, pasi lufta në Ukrainë dhe situata në Lindjen e Mesme thellojnë frikën dhe mosbesimin në mbarë botën.
Kryeministri japonez Fumio Kishida tha në ceremoni se misioni i Japonisë është “të vazhdojë përpjekjet për të arritur një botë pa armë bërthamore”. “Ne nuk duhet të ndalemi,” shtoi Kishida.
Përfaqësuesit e Hiroshimës u kërkuan udhëheqësve botërorë që të ndalojnë së mbështeturi te armët bërthamore si një parandalues dhe të ndërmarrin hapa të menjëhershëm drejt një bote pa armë bërthamore, jo si një ideal, por për të eliminuar kërcënimin e luftës bërthamore mes konflikteve në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme. Kryebashkiaku i Hiroshimës paralajmëroi në një ceremoni në Parkun Përkujtimor të Paqes se luftërat në Ukrainë dhe Rripin e Gazës thellojnë frikën dhe mosbesimin në mbarë botën dhe përforcojnë idenë se duhet të mbështetemi te forca ushtarake për të zgjidhur problemet ndërkombëtare, e cilat duhet të refuzohet.
Ai bëri thirrje për përpjekje të përbashkëta për të hequr dorë nga armët bërthamore.
Rreth 50,000 njerëz morën pjesë në ceremoni, duke përfshirë Kishidan dhe përfaqësues të 109 vendeve.
Në orën 8:15 të mëngjesit, kur një bombardues amerikan B-29 hodhi një bombë në qytet, ata tringëlluan kambanën e paqes dhe mbajtën një minutë heshtje.
Më 6 gusht 1945, në orën 8:15 të mëngjesit me orën lokale, një bombë prej katër tonësh e bërë me uranium të pasuruar, e quajtur “Djaloshi”, shpërtheu mbi Hiroshima, duke shkatërruar rreth 90 për qind të qytetit. Rreth 80,000 njerëz vdiqën pothuajse menjëherë.
Më vonë, si pasojë e shpërthimit, numri i përgjithshëm i viktimave arriti në rreth 140,000.
Tre ditë më vonë, një fat i ngjashëm pati edhe qytetin japonez të Nagasaki. Shpërthimi i bombës me një bërthamë plutoniumi mori rreth 40 mijë jetë dhe më vonë vdiqën rreth 30 mijë njerëz.
Më 15 gusht 1945, Japonia kapitulloi dhe Lufta e Dytë Botërore përfundoi në rajonin Azi-Paqësor. /tesheshi.com/