Mërgimtarët bojkotojnë Taravarin, dështon takimi me bashkëatdhetarët në Gostivar!
Ish kreu i Gostivarit, tani Ministër i Shëndetësisë, Arben Taravari së bashku me u.d kryetarin e Komunës së Gostivarit, Valbon Limani kanë takuar dje disa nga mërgimtarët e Gostivarit.
Ndonëse takimi u paralajmërua ditë më parë, numri i atyre që kishin vendosur të bashkëbisedonin me Taravarin dhe Limanin ishte tejet i vogël.
Nga fotografitë e publikuara në Facebook, vërehet se salla e takimit më mërgimtarët ka qenë e mbushur me të punësuar komunal, drejtorë aktual në ndërmarrjet komunale si dhe përkrahës të partisë, mirëpo shumë pak bashkëatdhetarë.
Siç duket, mërgimtarët kanë vendosur që ta bojkotojnë Taravarin…