Connect with us

Press24.info

Me urdhër të Taravarit, në krye të spitalit të Dibrës vjen mjekja të cilën policia e përndjek me padi penale!

Maqedoni

Me urdhër të Taravarit, në krye të spitalit të Dibrës vjen mjekja të cilën policia e përndjek me padi penale!

Me urdhër të Taravarit, në krye të spitalit të Dibrës vjen mjekja të cilën policia e përndjek me padi penale!

Mjekja Sevdije Koca ka marrë vendim nga ministri i Shëndetësisë Arben Taravari se është drejtoresha e re e spitalit në Dibër, ka konfirmuar për “Sloboden Pecat”, pasi Ministria e Shëndetësisë nuk i është përgjigjur kësaj pyetjeje të thjeshtë të bërë nga medium nw fjalw para ca ditwsh

Bëhet fjalë për të njëjtin person ndaj të cilit MPB ka bërë kallëzim penal në shkurt të këtij viti për “përdorim dokumenti me përmbajtje të rreme”.

“Kërkuesi S.K. i punësuar në Spitalin e Përgjithshëm Dibër, ka marrë një certifikatë false ndërkombëtare për njohjen e gjuhës angleze, të lëshuar nga një shkollë gjuhësore nga Republika e Bullgarisë. S.K. ka përdorur certifikatën e njohjes së gjuhës angleze me rastin e aplikimit në konkurs për emërimin e drejtoreshës së ISHP Spitalit të Përgjithshëm Dibër, pas së cilës nga Ministri i Shëndetësisë u emërua ushtruese e detyrës së drejtoreshës së ISHP Spitali i Përgjithshëm Dibër”. shkruhet në buletinin e Ministrisë së Brendshme të datës 14 shkurt të këtij viti .

– Nuk e di pse u shkrua për mua në media. Unë isha duke studiuar në Singapor tetorin e kaluar me atë diplomë dhe gjithçka ishte në rregull. Ndaj nuk e di pse është shkruar për mua në media, nuk më ka ardhur asnjë raport në adresën time – tha mjekja dhe drejtoresha e re për “Sloboden Pecat”.

Ajo thotë se ministri i Shëndetësisë i ka kërkuar vetëm një certifikatë pa precedentë. Në pyetjen tonë se çfarë certifikate për njohjen e gjuhës angleze ka dorëzuar kur ka aplikuar për pozitën e drejtoreshës, ajo thotë se nuk është pyetur dhe nuk ka dorëzuar certifikatë.
Sloboden Pecat iu drejtua edhe Prokurorisë Publike me pyetjen nëse Koca u shpall e pafajshme, por nuk morën përgjigje.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

To Top