“Mbështetës të “krim’inelit gjakatar”: Kryediplomati turk dënon duartrokitësit e Netanyahut
Ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan dënoi ata që duartrokitën kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu në Kongresin amerikan, duke i quajtur ata mbështetës të një “krimineli gjakatar”, transmeton Anadolu.
Ata që duartrokitën Netanyahun kanë hyrë në histori si mbështetës të “kriminelit të gjakatar”, duke shënuar rënie të plotë të standardeve morale të dëshmuara nga i gjithë njerëzimi, tha Fidan në X.
Pavarësisht krimeve të luftës në Gaza, Netanyahu mori duartrokitje të vazhdueshme nga ligjvënësit amerikanë kur erdhi për të folur në një sesion të përbashkët të Kongresit, duke kërkuar të sigurojë mbështetje për luftën e tij vdekjeprurëse në Gaza.
Komentet vijnë në mes të përshkallëzimit të bombardimeve të forcave izraelite në Rripin e Gazës, ku numri i të vrarëve ka arritur shifrën gati 40.000. Konflikti ka rezultuar në një krizë humanitare, me miliona palestinezë që kanë humbur shtëpitë e tyre dhe janë detyruar të largohen.
“Numri i martirëve në Gaza u afrua në 40.000. Miliona palestinezë humbën shtëpitë e tyre dhe u detyruan të migrojnë”, tha ai.
“Unë besoj se të gjithë zyrtarët izraelitë, përfshirë Netanyahun, të cilët janë arkitektët e kësaj situate, një ditë sigurisht që do të mbajnë përgjegjësi përpara drejtësisë”, shtoi ai.
“Ata që marrin forcë jo nga sloganet, por nga drejtësia e tyre, dhe që presin me durim ditën kur drejtësia do të mbizotërojë, me siguri do të dalin fitimtarë”, tha kryediplomati turk.