Connect with us

Press24.info

Luan Gacaferi: “Shteti Bektashian” është ide dhe urdhër i Vuçiçit për Edi Ramën

Opinion

Luan Gacaferi: “Shteti Bektashian” është ide dhe urdhër i Vuçiçit për Edi Ramën

Luan Gacaferi: “Shteti Bektashian” është ide dhe urdhër i Vuçiçit për Edi Ramën

Ideja për “shtetin bektashian” të Edi Ramës, shihet që nuk po merr përkrahje nga shumica e shqiptarëve, brenda dhe jashtë Republikës së Shqipërisë.

Ndërsa në lidhje me këtë gjë, javë më parë, në një prononcim për “Bota sot”, ka folur edhe anëtari i Kryesisë së partisë Guxo, Luan Gacaferi.

Si fillim, ai potencoi se kjo nuk është ide e Ramës, por urdhër i Vuçiqit për kryeministrin shqiptar, që më pas në emër të tolerancës fetare të bëhet edhe një mini-shtet në Kosovë.
“Ideja për të krijuar shtet sovran religjioz Bektashian brenda shtetit, nuk është e Ramës, por është ide dhe urdhër i Vuqiçit për Ramën, që nesër edhe kisha ortodokse serbe e frymëzuar nga shembulli i Shqipërisë, në emër të tolerancës fetare edhe në Kosovë, të shpallin mini shtete sovrane ortodokse brenda Kosovës!”.

Ndër të tjera, ai përmendi edhe planin B të presidentit serb, të cilin tha se ka e “futur në lojë”, pasi i dështoi plani A, për themelim të Republikës Srpska në veri.

“Meqenëse Vuqiçit i dështoi përfundimisht plani A për “republikën srpska” në veri të Kosovës, tani Vuçiq përmes Ramës po e fut në lojë planin B, ku përmes minishteteve religjioze ortodokse ta copëtojë Kosovën!” – përmbylli Luan Gacaferri për “Bota sot”.

Continue Reading
You may also like...
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

To Top