Connect with us

Press24.info

Lideri politik i Hamasit, Ismail Haniyeh u varros në Katar

Bota

Lideri politik i Hamasit, Ismail Haniyeh u varros në Katar

Lideri politik i Hamasit, Ismail Haniyeh u varros në Katar

Kreu i Byrosë Politike të lëvizjes palestineze Hamas, Ismail Haniyeh, i cili u vra më 31 korrik në kryeqytetin iranian Teheran, u varros në kryeqytetin e Katarit, Doha.

Eshtrat e Haniyeh u sollën nga Teherani në Doha mbrëmë, ku ai u varros sot.

Me këtë rast forcat e sigurisë së Katarit morën masa të larta sigurie në kryeqytet. Shumë rrugë të Dohas u mbyllën për qarkullim dhe masa të posaçme sigurie u morën rreth xhamisë “Mohammed bin Abdulvahab”, ku u mbajt varrimi pas faljes së xhumasë.

Në lamtumirën e fundit të liderit politik të Hamasit, Haniyeh, morën pjesë shumë zyrtarë, ndërsa lutja e xhenazes u drejtua nga Ali al-Qaradaghi, kryetar i Unionit Botëror të Dijetarëve Myslimanë.

Në mesin e të pranishmëve ishin Emiri i Katarit Sheikh Tamim bin Hamed Al Thani, Presidenti i Asamblesë së Madhe Kombëtare të Türkiyes Numan Kurtulmus, Zëvendës Presidenti i Türkiyes Cevdet Yilmaz, ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan dhe kreu i MIT-it turk Ibrahim Kalin.

Të pranishmëve iu drejtuan ushtruesi i detyrës së kreut të Byrosë Politike të Hamasit, Khalid Mashal dhe kreu i Unionit Botëror të Dijetarëve Myslimanë, Al-Qaradaghi.

Trupi i Haniyeh u pa me slogane anti-izraelite, lutje dhe tekbire, dhe ai u varros në një varrezë në qytetin Lusail, 15 kilometra në veri të Dohas.

Pas funeralit, zyrtarët turq Kurtulmus dhe Yilmaz shprehën ngushëllimet e tyre për djalin e Ismail Heniyeh, Abdusselam. Kurtulmus u takua edhe me Mashalin dhe i shprehu ngushëllimet e tij.

Të mërkurën në mëngjes, Hamasi dhe Irani konfirmuan vdekjen e Haniyeh në një sulm ajror ushtarak izraelit në rezidencën e tij në Teheran, një ditë pasi ai mori pjesë në inaugurimin e presidentit të ri të Iranit, Masoud Pezeshkian.

Edhe pse Izraeli zyrtar nuk e ka njoftuar vrasjen, kryeministri Benjamin Netanyahu la të kuptohet për përfshirjen e Tel Avivit në vrasjen e liderit të Hamasit.

Continue Reading
You may also like...
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

To Top