Kundërshtojnë me dhunë efektivët e dëmtojnë mjetin e policisë, arrestohen 3 vëllezër
Policia e Dibrës ka arrestuar tre persona në Maqellarë, pasi kundërshtuan me dhunë punonjësit e policisë gjatë ushtrimit të detyrës dhe dëmtuan një nga automjetet e shërbimit.
Të arrestuarit janë A.M., 64 vjeç, A.M., 59 vjeç dhe A.M., 53 vjeç, të tre vëllezër, banues në Maqellarë. Sipas njoftimit zyrtar, ata do përballen me akuzat për “Kundërshtim me dhunë ndaj punonjësit të rendit publik” dhe “Shkatërrim i pronës”.
Ngjarja ndodhi gjatë një ndërhyrjeje të shërbimeve të Sektorit për Hetimin e Krimeve të DVP Dibër.
“Kundërshtuan me dhunë shërbimet e policisë gjatë kryerjes së detyrës dhe dëmtuan një nga automjetet e saj, Policia e Dibrës vë në pranga 3 shtetas.
Shërbimet e Sektorit për Hetimin e Krimeve të DVP Dibër kanë vënë në pranga shtetasit: A.M., 64 vjeç, A.M., 59 vjeç A.M., 53 vjeç, banues në Maqellarë (vëllezër me njëri-tjetrin).
Arrestimi i tyre u bë për veprat penale “Kundërshtimi me dhunë i punonjësit të rendit publik” dhe “Shkatërrim i pronës”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.
© SYRI.net
