Korridori 8/ Saliu: Qeveria po sfidon BE-në dhe ndërkombëtarët
Suad Saliu nga sektori civil në një status në “Facebook”, ka reagur ndaj Ministrisë së Financave të cilët po e anashkalojnë ecurinë dhe përkrahjen ndaj projektit kapital Korridori 8.
Nga Ministria u shprehën se nuk është projekt parësor sepse nuk ka interes shtetëror, ndërsa Saliu në reagimin e tij në Facebook ka përmendur disa nga arsyet e shumta pse ky projekt është jetik për vendin.
Ndër të tjera në faktet e përmendura, ai iu referohet ndërkombëtarëve.
Reagimi i plotë:
Ministrja e financave dhe kryeministri po e problematizojnë investimin në korridorin 8, duke u arsyetuar se është investim pa benefite ekonomike për shtetin. Po i sfidojnë:
– Paul Krugman – fituesi i çmimit Nobel për ekonomi, kur para dy viteve udhëtoi nga Shkupi për në Ohër (pjesë e korridorit 8 ), të parën gjë që përmendi ishte rruga katastrofale dhe nevoja imediate e jona për të investuar në infrastrukturën rrugore nëse dëshirojmë zhvillim ekonomik dhe tërheqjen e investimeve.
– BE dhe institucionet financiare ndërkombëtare si EIB dhe EBRD kanë investuar shumë në korridorin 8 për zhvillimin rajonal dhe rritjen ekonomike. Korridori 8 është pjesë e Rrjetit Trans-Evropian të Transportit. Ky proekt synon të lehtësojë lëvizjen e mallrave dhe pritet të ulë kohën dhe kostot e operimit, duke nxitur aktivitetin ekonomik dhe krijimin e tregjeve të reja për bizneset.
– NATO e ka përcaktuar Korridorin 8 si një rrugë kyçe për mobilitetin ushtarak të saj. Ky përcaktim përmirëson aftësitë strategjike ushtarake të NATO-s duke lejuar lëvizje të shpejtë dhe fleksibël të trupave dhe pajisjeve gjatë krizave.
Nëse duhet të zgjedhim mes të lartpërmendurve dhe një kryeministri të emëruar nga babai i tij si asistent, zgjedhja është e thjeshtë. I lus të gjithë faktorët shoqëror të insistojnë në realizimin e këtij proekti vital!