Connect with us

Press24.info

KOHA NË (PA) KOHË | PROF. DR. METIN IZETI (PJESA 7)

Opinion

KOHA NË (PA) KOHË | PROF. DR. METIN IZETI (PJESA 7)

KOHA NË (PA) KOHË | PROF. DR. METIN IZETI (PJESA 7)

KOHA NË (PA) KOHË | PROF. DR. METIN IZETI (PJESA 6)

 

Personi i përkryer dhe i plotë, nuk transferohet prej një pozite shpirtnore në tjetrën, ose thënur simbolikisht nuk kalon prej një ngjyre në tjetrën, por, ai është në pozitën pangjyrëshe konstante. Ata që e kanë arritur këtë pozitë quhen Ebu’l-vakt (Babai i çastit). Të tillët nuk ndryshojnë me kohën, nuk ndikohen nga koha, por, përkundrazi, ata vetë, e ndryshojnë kohën dhe ndikojnë në të. Nga jashtë ata duken njëlloj si edhe njerëzit tjerë dhe nuk kanë asfarë dallimi lëndor prej të tjerëve, por ama brendësia e tyre është përplot me plotni dhe puhiza ledhatuese.

KOHA NË (PA) KOHË | PROF. DR. METIN IZETI (PJESA 5)

 

Ai nuk i dorëzohet rrjedhës së kohës, pra nuk është i predestinuar. Ai dëshiron të zotërojë çastin, nuk mjaftohet me pasqyrimet e emrave dhe cilësive dhe dëshiron të ngritet në pasqyrimet e Identitetit hyjnor (dhat). Ai ka për synim shkrijen në vendin ku mirret vendimi dhe përcaktohet destinimi, pra nuk i dorëzohet gjendjeve shpirtnore por ka dëshirë ta përjetojë vizionin e bukur dhe qëndrimin përballë Xhemalit (Bukurisë). Qëndrimi konstant i tij në adhurimet dhe shtesat (nafilet) e bën të vetëdishëm dhe të ndërgjegjshëm. Ai nuk thirret në jashtëzakonshmëritë por sillet sipas të zakonshmes.

 

KOHA NË (PA) KOHË | PROF. DR. METIN IZETI (PJESA 4)

 

Ai që dëshiron të shikojë çastin e vet duhet të shikojë në të përkryerin, me fjalë tjera duhet të del para kohës ose të ngjitet mbi të. Si rrjedhojë, Dashnori i vërtetë është urdhërdhënës i gjendjeve, i zotëron ata dhe nuk burgoset nga gjendjet e caktuara. Ai, plotësisht, është fundosur në detin e dashurisë hyjnore dhe është ndriçuar me nurin e Tij.

Thellësia e Dashurisë është e pamatshme ashtu siç është e pamatshme gjerësia e Bukurisë e cila është perfshirëse…

Sa herë në jetën tonë kemi thënë “e ndjeva” sepse pritej nga ne?

Dhe sa herë sepse e ndjejetëm vërtet?

Sa më shumë ta përsërisim pa u menduar, aq më rutinë bëhet…

Le të mësojmë të ndjejme vetëm ne brendesi pa pritur prova, pjesërisht sepse njerëzit përndryshe e kanë shumë të lehtë t’i kënaqin krijesat… tregojuni atyre çfarë duan të dëgjojnë dhe ata do të kënaqen…

Është kaq e lehtë të manipulosh fjalët dhe të “pushtosh territore” të hapësirës psikike që nuk pushtohen kurrë, dhe të kapitullosh gjithmonë para nevojës për atë që u jep atyre në këtë moment…

Gjithçka tjetër nuk llogaritet…

 

KOHA NË (PA) KOHË | PROF. DR. METIN IZETI (PJESA 3)

 

Dhe përsëri një çast… kaq i vogël dhe jashtëzakonisht ı rëndësishem…aq rrallë i përdorur…aq i nevojshem…aq i pashmangshem dhe kaq…

kaq  i përkohshëm( fani), por i perhershem, i shkrirë(Fani)..

Dhe secili çast është unik …

Sado që të përpiqemi të kthejmë një çast …për ta mbajtur…për ta përsëritur – është e pamundur…

Çdo çast është unik dhe secili lë gjurmë në të jeten tonë…

një e kaluar e përsosur e thurur nga çaste të papërsosura…mund të shkruajë romanet më fantastike në të cilat, imagjinoni, një moment keqkuptohet si diçka me rëndësi jetike për komplotin e atij romani…

Disa e kuptojnë më shpejt…disa më vonë…disa kurrë…

Lum ata që mësuan herët të shijojnë çastin…

Të lumtur janë ata që e kuptojnë rëndësinë e çastit…

Dhe vetëm një çast është ai i duhuri – vetëm një çast është ideal!

Si te behemi bije e bija  te çastit?

Me butësi dhe durim…

duke përsëritur “Hajj(i Gjalli)” me një emocion që ngelet në zemer kur fjala vdes në buzë…

me prekje që nuk digjen dhe nuk lënë gjurmë…

me thjeshtësinë dhe mirësinë që nxjerr nga ne gjithcka që jemi dhe kemi…

E gjithë ajo vlerë thelbësore e çdo njeriu qëndron diku thellë në thjeshtësinë tonë…e groposur…e pluhurosur…e mbuluar…

Njerıu mbytet në marrëdhënie të ndërlikuara që sjellin zhgënjime dhe surpriza të pakëndshme të papritura…

 

KOHA NË (PA) KOHË | PROF. DR. METIN IZETI (PJESA 2)

 

Dashuria(Ashk) dhe Bukuria( Xhemal) kanë një lidhje të pathyeshme –

Të dyja janë kalimtare( fani)! -nëse janë sipërfaqësore dhe te bejne te shkrirë(Fani)

Gjithçka është në çastin…dhe çasti është gjithçka…

Ne jemi bije e bija te çastit të përhershëm

Caktimi është i përkohshëm (fani), ndersa ne të shkrirë në te (Fani)…

Të pakënaqur me çastin fajësojmë caktimin…

Ne kërkojmë më shumë…kërkojmë më mirë…

Në kërkimin e vetvetes, ne e humbasim veten gjithnjë e më shumë në parimet, konceptet morale dhe sjelljet e imponuara të të tjerëve…

Kur në një moment bëhemi të kënaqur me veten, bindemi se e kemi gjetur veten dhe nuk e kuptojmë se nuk kemi qenë kurrë më larg nga thelbi ynë…

Ikim nga thelbi pasi përpiqemi të masim të pamatshmen…

Të lidhemi pa peshë…

 

KOHA NË (PA) KOHË | PROF. DR. METIN IZETI (Pjesa 1)

 

Te besojmë në inekzistencën…

Te materializojmë shpirtëroren…

Dhe farë e keqe rritet gjithnjë e më shumë në shpirt…

Do të duhen duar të forta dhe një vullnet i çeliktë për të nxjerrë të gjitha ato barërat e këqija dhe për të bërë përsëri një kopsht parajsë nga balta e shpirtit…

 

Nga data 4 Nëntor deri më 10 Nëntor, janë shpërndarë pjesë nga teksti “KOHA NË (PA) KOHË” të Prof. Dr. Metin Izetit. Më 11 Nëntor (nesër – e Hënë), në një link do të shpërndahet teksti i plotë.

 

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

To Top