Kerimi: Ish pjestari i “Llavovi” merr detyrën, shef i shtatmadhorisë, vetëm që atë mos e marrë Besnik Emini
Gazetari Adrian Kerimi nga Televizioni Alsat-M, përmes një statusi në faqen personale në “Facebook”, ka zbuluar padrejtësinë që presidentja Siljanovska ja bën, Besnik Eminit.
Kerimi thotë se presidentja ka dekretuar Sasho Lafçinskin si shef të shtatëmadhërisë, por sipas Kerimit i njejti ka qenë ish pjestar i njësitit “Llavovi” dhe ka kredibilitet të kontestuar për lidhje me aleancat anti-NATO.
Kerimi gjithashtu pohon se Lafçinski nuk ka përvojën e duhur dhe gradat adekuate për të qenë në atë pozitë.
Përfundon se të gjitha këto shkelje bëhen me dëshirë të presidentes vetëm që në atë pozitë të mos vijë shqiptari Besnik Emini.
Reagimi i plotë:
Ky është Sashko Lafçinski i cili me dekret të presidentes do të jetë shef i shtatmadhorisë. Ky njeri nuk plotëson asnjë kusht që të udhëheq armatën e shtetit anëtar të NATO-s. Ish pjesëtar i “Llavovi” dhe me kredibilitet të kontestuat për lidhje me aleancat anti-NATO, pa përvojën e duhur dhe pa gradat adekuate (ligjore).
Ky njeri plotëson vetëm një kusht, ai është që të mos e lejon Besnik Eminin të jetë i pari i Armatës (me dëshirë të presidentes).