Connect with us

Press24.info

Kërcënimet e deputetëve! Ajdari: Nuk na trembin, të zbulohet kush qëndron prapa tyre!

Maqedoni

Kërcënimet e deputetëve! Ajdari: Nuk na trembin, të zbulohet kush qëndron prapa tyre!

Kërcënimet e deputetëve! Ajdari: Nuk na trembin, të zbulohet kush qëndron prapa tyre!

Kërcnimit fare nuk na trembin, kështu deklarohen nga grupi parlamentar I BDI-së pasi gjatë fundjavës në e-mailin e tyre kishte arritur një porosi kërcënuese dhe ofenduese ndaj tyre.

Rina Ajdari nga Froni Europian thotë se qëllimi i këtyre porosive është që të tremben deputetët e BDI-së, por sipas saj, ata nuk do të ndalen me asnjë çmim dhe thotë se nuk ka gjë që i frikëson ata.

Njoftoi se për rastin është njoftuar edhe policia, po kërkoi edhe reagimin e faktorit ndërkombëtarë.

“Nuk na trembin sepse ne do të vazhdojmë me punën tonë për atë për të cilën ne jemi zgjedhur si deputet por, ftoj institucionet e rendit të merren me hulumtimin dhe me zbardhjen e rastit dhe të zbulohet se kush qëndron pas kërcënimeve”, u shpreh Ajdari.

Për kërcënimet që morri grupi dhe ish grupi parlamentar i BDI-së foli edhe deputeti nga koalicioni “Maqedonia yte” i udhëhequr nga VMRO-DPMNE-ja, ai tha se një gjë e tillë është e patolerueshme dhe se për këtë duhet të reagojë në mënyrë ekspres policia.

“Çfarëdo kërcënimi, mbi deputetët, por jo vetëm qoftë edhe mbi qytetarët e këtij shteti nuk duhet të tolerohet. Shpresoj që nëse ka një gjë të tillë në realitet sepse nuk kam informacione personalisht, unë nga këtu i ftoj organet përgjegjëse të marrin masat e nevojshme. Siç edhe janë marrë në vazhdimsi në raste të tilla”, deklaroi Malisha Stankoviq nga VMRO-DPMNE.

Ndryshe, kërcënime përmes porosive në e-mail më heret kishte marrë edhe zëvendëskryeministri për Qeverisje të mirë Arben Fetai që vjen nga koalicioni VLEN. /tvklan.mk

Continue Reading
You may also like...
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

To Top