Jo Shabani por Milani, VMRO ia refuzon edhe një drejtor shqiptar VLEN-it
Propozimet e VLEN-it për emërimin e kuadrove të veta në pozita shtetërore, duket se nuk po miratohen nga VMRO-DPMNE.
Rasti i fundit është dhe me Ilir Shabanin nga VLEN i cili ditë më parë u propozua si Drejtor i Ortopedisë, mirëpo tashmë në vend të tij është nje maqedonas.
Sipas informatave, emërimi i tij është kundërshtuar nga kuadro të VMRO-së, ndaj tashmë në vend të Shabanit është Milan Samarxhiski.
Kujtojmë se në qeverisjen e re VMRO DPMNE-VLEN u shkarkuan shumë drejtorë shqiptarë dhe udhëheqës të dëshmuar ndër vitë, teksa vendet e tyre u zëvendësuan nga kuadro maqedonas nga VMRO-DPMNE.
Ky nuk është rasti i parë që VMRO refuzon emrimin e kuadrove të VLEN.
Dit më parë, VMRO-ja i kthej prap VLEN-it, propozimin për zv. Drejtor në burgun e Idrizovës
Protesta mospajtime dhe kundërshtime kishte edhe në emrimin e Rexhep Memedit në krye të Spitalit për Sëmundje të Fëmijëve.
