Incidenti me djalin e mitur të Kasamit – polici transferohet nga Tetova në Kamjan!
KASAMI MOHON SE I BIRI KA DREJTUAR AUTOMJETIN!
Konfirmohen zërat për incident me të birin e mitur të kreut të Tetovës Bilall Kasami për të cilët media në gjuhën maqedonase kanë raportuar disa ditë rradhazi.
Në fakt bëhet fjalë për një dënim të shqiptuar në trafik për djalin e tij I cili nuk posedon patent shoferi.
Portali Infomax ka raportuar se policia ka ndaluar veturën të cilën e ka drejtuar djali I Kasamit dhe se në veturë ka qenë edhe vetë kreu I Tetovës.
Pas shqiptimit të dënimin nga zyrtari I policisë, sipas të njejtës media, polici një ditë më pas është transferuar nga stacioni I policisë në Tetovë për në Kamjan.
Sipas informatave të Klan Maqedoni bëhet fjalë për policin me inicialet M.T i përkatësisë etnike maqedonase.
MPB në Tetovë ka konfirmuar transferimin e tij në Kamjan por thonë se nuk ka të bëjë me ndonjë dënim apo procedure të ngritur ndaj policit në fjalë.
“Ju njoftojmë se punonjësi i policisë për të cilin po pyesni, sipas nevojave për plotësimin e numrit të punonjësve të policisë në një zonë të caktuar, stacion policor apo departament policor, i njëjti është ricaktuar përkohësisht të kryej detyrën në NjP Kamnjan, ku së vashku me tre policë të tjerë vazhdojnë të kryejnë detyra zyrtare për nevojat e SPB Tetovë. Të njëjtët punonjës policie nuk kanë bërë asnjë shkelje të rregullave apo rregulloreve zyrtare ligjore dhe ndaj tyre nuk është iniciuar asnjë procedurë disiplinore dhe as nuk ka pasur urdhër për dënim” – thonë nga MPB Tetovë.
Klan Maqedoni pyeti edhe kreun e Tetovës Kasami për incidentin në fjalë. Fillimisht pretendonte se djali tij I mitur nuk guxon dhe nuk drejton asnjë veturë.
“Mediumi që ka plasuar këtë lajm çdo ditë publikon lajme kundër qeverisë aktuale, veçanërisht kundër meje dhe koalicionit që përfaqësoj. Nuk e shoh të arsyeshme të merrem me këtë çështje, sepse djali im është ende i mitur dhe nuk ka leje, prandaj nuk vozit,” deklaroi Kasami.
Pas kësaj Kasami u sfidua me një video nga gazetari ynë, ku djali i tij shihej duke drejtuar një veturë të tipit Maserati.
Gazetari: Zoti Kasami, ne kemi një video ku shihet djali juaj duke drejtuar veturë. A është ky djali juaj?
Kasami: Kjo mund të jetë një video e bërë në ndonjë ambient privat, por nuk ka asnjë rast ku ai ka drejtuar veturën në rrugët e qytetit.
Sipas portalit INFOMAX dënimi I shqiptuar ndaj djalit të kreut të Tetovës nuk është procesuar dhe I njëjti nuk figuron në asnjë evidencë të policisë së Tetovës. /tvklan.mk/