Connect with us

Press24.info

Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

Opinion

Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

Në lidhje me tentimin për krijimin e një mini shteti bektashian brenda Shqipërisë, kanë vazhduar reagimet e hoxhallarëve dhe përfaqësuesve brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Në kuadër të reagimeve dhe situatës së krijuar në Shqipëri, javë më parë ka reaguar edhe hoxha nga Shqipëria, Justinian Topulli, i cili në mënyrë kronologjike ka shpejtuar gjendjen me të cilën po ballafaqohet shteti shqiptar gjatë këtij viti.

“Themelohet në Kosovë Grupi i Deçanit që në emër gjoja të patriotizmit bën thirrje për braktisjen e Islamit, i cili më pas del se është pro katolik dhe kërkon të ndërtojë kisha dhe kryqe gjigante si sinorë, në një vend me shumicë dërmuese myslimane.
-Në Shqipëri dalin rezultatet e një Censusi të debatueshëm ku myslimanët dalin më të dëmtuarit, duke dyfishuar po ashtu numrin e bektashinjve. Asnjë reagim zyrtar nga komunitet fetare për rezultatet e tij!
-Në Shqipëri pritet presidenti sionist vetëm nga krye i bektashinjve dhe zëvendësi i KMSH, të cilit kryeministri si askujt tjetër i ofron një vendbanim të përhershëm për shtetasit e tij, nëse duan të vijnë të jetojnë në Shqipëri!
-Kryeministri i Shqipërisë njofton nga OKB se do të themelojë një mini Vatikan Bektashi në mes të Tiranës, në emër gjoja të promovimit të islamit tolerant!
Mund të na ketë shpëtuar edhe ndonjë fakt tjetër, kështu që lista është e hapur për fakte të tjera. Të gjitha këto në më pak se një vit. Nuk na pëlqen të ndërtojmë teori konspirative duke fantazuar trille, por a mundet që këto fakte publike të kenë lidhje me njëra tjetrën? Edhe kaq të rastësishme nuk duken”, ka shkruar hoxha Justinian Topulli.

Continue Reading
You may also like...
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

To Top