Connect with us

Press24.info

Hisen Berisha (PDK): Sovranitet në veri nuk do të thotë se disa të rinj shkuan me biçikleta (VIDEO)

Kosovë

Hisen Berisha (PDK): Sovranitet në veri nuk do të thotë se disa të rinj shkuan me biçikleta (VIDEO)

Hisen Berisha (PDK): Sovranitet në veri nuk do të thotë se disa të rinj shkuan me biçikleta (VIDEO)

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, ka thënë se ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, dhe ai i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, i kanë nxitur qytetarët të shkojnë në liqenin e Ujmanit.

Në Info Magazine të Klan Kosovës, ai ka deklaruar se sovranitet në veri nuk do të thotë që të shkohet të pihet kafe në Ujman, apo edhe të thuhet se shkuan atje disa të rinj me biçikleta.

“A janë kategori kushtetuese serbët lokalë? Po e them diçka ligjore, a janë pjesë e institucioneve? Jo. A i kemi në veri institucionet e braktisura nga komuniteti serb? Po. Nuk është interesante pse. A iu ka bërë presion Vuçiqi a Radoiçiq, kemi dështuar ne t’i integrojmë”.

“Nuk flasë për komunat që janë tani, nuk kanë legjitimitet politik, se kushtetuese ligjore janë zgjedhje të rregullta. Por legjitimiteti politik është zero, sepse në 45 mijë banorë kanë votuar diku 200 mijë, tjetër është që ne dëshirojmë të tregojmë shtet”.

“Por sovranitet nuk do të thotë se disa të rinj shkuan me biçikleta në veri, sovranitet nuk do të thotë që ai ministri me dalë nëpër ura e lokale,Sveçla e të pinë kafe me Elbertin dhe t’i ruajnë policia, del e bëjnë thirrje se mund të lahen në Ujman. Vinë të rinjtë që i nxisin me telefona u hodh një granatë, sikur granata të hidhej në mesin e të rinjve, ai duhet të paditet për joshje të të rinjve”, ka thënë Berisha. /Klankosova.tv

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

To Top