Heqja e flamurit kombëtar në Strumicë, Bekteshi: Çfarë duhet të presim nga ata që nuk e din himnin kombëtar, janë mësuar të jenë vazal
Kreshnik Bekteshi nga BDI nëpërmjet një statusi në rrjetin social Facebook ka reaguar në lidhje me ngjarjen e ditës së djeshme në Strumicë, ku Sektori për Punë të Brendshme – Strumicë nuk lejoi tifo-grupin Ballistët të shpalos flamurin kombëtar, transmeton ditari.mk
Bekteshi shkruan se nuk duhet me prit më shumë nga ata që nuk e din as himnin kombëtar.
“Pas thirrjeve skandaloze antishqiptare, që MPB as që i dënon.Sonte në Strumicë, BALLISTËT largohen nga tribunat përshkak se kan shfaq flamurin kombëtar 🇦🇱.
As që duhet me prit ma shumë nga vazalë që nuk e din as himnin kombëtar!
Ata janë mësu me qen vazal, dhe kurrë në jetë me mbrojt himn e flamur kombëtar”, ka shkruar Kreshnik Bekteshi nga BDI.
Na turpëruat!
