Connect with us

Press24.info

Haxhiu për vdekjen e të riut nga Peja: Kjo ndodhi pasi ShSKUK s’ia mundësoi trajtimin jashtë vendit

Kosovë

Haxhiu për vdekjen e të riut nga Peja: Kjo ndodhi pasi ShSKUK s’ia mundësoi trajtimin jashtë vendit

Haxhiu për vdekjen e të riut nga Peja: Kjo ndodhi pasi ShSKUK s’ia mundësoi trajtimin jashtë vendit

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka thënë se vdekja e të riut, Jetart Berisha, erdhi pasi gjendja shëndetësore e tij, kërkonte trajtim profesional të avancuar.

Kjo, siç pretendon Haxhiu nuk iu mundësua nga Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, teksa shtoi se ShSKUK dhe Mjekimi Intensiv Qendror e neglizhuan trajtimin e Jetart Berishës.

“Më shumë se dy muaj familja e tij kërkonin urgjentisht ta dërgonin për shërim në Itali, por Klinika e Anesteziologjisë dhe Mjekimi Intensiv – MIQ nuk e nënshkruan dërgimin për trajtim jashtë vendit me arsyetimin se gjendja e tij është stabile”.

“Mjekët italianë kishin sugjeruar që të trajtohet në Itali sepse gjendja e tij kërkonte intervenim te avancuar mjekësor për të përmirësuar gjendjen shëndetësore të Jetartit”, shkroi Haxhiu, transmeton Klankosova.tv.

Më tej, Haxhiu tha se ky është rast i radhës për Prokurorinë që t’i zbardh rrethanat e vdekjes së Jetart Berishës.

“Si ndodhi që pas konstatimit të mjekëve tanë ‘se gjendja e tij është stabile’ Jetarti të ndërroj jetë?! Sipas raporteve mjekësore të MIQ – SHSKUK, gjendja shëndetësore e Jetart Berishës ishte stabile dhe nuk planifikohej ndonjë intervenim dhe as nuk nënshkruanin për trajtim jashtë vendit”, shkroi Haxhiu.

I riu Jetart Berisha ishte plagosur më 22 maj në Pejë, bashkë me vëllanë dhe babanë, ndërsa sot ka vdekur duke mos arritur t’i mbijetoj plagëve.

Continue Reading
You may also like...
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

To Top