Hasani: Partner më të mirë se VLEN, që arsyeton çdo veprim antishqiptar, nuk mund ta gjejë VMRO-ja
Deputeti i BDI-së, Ilir Hasani tha se, VMRO-ja nuk mund të gjejë partnerë më të mirë se VLEN që siç tha, arsyeton çdo veprim që është antishqiptar, përcjell TV21. Hasani tha për VLEN-in se nuk po ndërmarrin veprime kundër defaktorizimit.
“Kanë hy në qeveri pa kusht dhe me çdo kusht. Partnerë më të mirë të VMRO-së se tash që e ka VLEN-in, me arsyetu çdo veprim që është antishqiptar, nuk mundet me gjetë VMRI-ja. Keto janë momente të rëndësishëm dhe historike dhe kjo është duke u shkru. Nëse dikush mendon në të ardhmen do t’i harrojmë këtë defkatorizim të shqiptarëve, një kontribut i faktorit politik shqiptar që është bërë për 20 vite, do të mashtrohen shumë. Unë nuk them se janë tu bë aktivisht vepër kundër shqiptarëve, por janë prezent në një qeveri dhe nuk janë duke ndërmarr asgjë kundër defaktorizimit të shqiptarëve”, tha Ilir Hasani.