Haradinaj: Kurti është spiun i Serbisë, e la ushtrinë e vet pa bukë
Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj në seancën e jashtëzakonshme për çështjen e ushqimit në FSK, ka thënë se ushtarët duhet të falënderohen për shërbimin ndaj atdheut.
Gjatë fjalimit të tij, Haradinaj e ka quajtur mashtrues e spiun të Serbisë, kryeministrin, Albin Kurti, teksa tha se ky i fundit e ka lënë ushtrinë e vet pa bukë, raporton teve1.info
Më tej, ai deklaroi se Kurti po e godit pamëshirshëm Policinë e Kosovës, AKI-në dhe ushtrinë.
“Angazhimi i tij ditor i tëri është mashtrim, ai nuk punon në interes të këtij vendi, ai në mënyrë sistematike me qëndrueshmëri në vazhdeimësi pa ndalë vazhdon me e dobësu vendin që e udhëheqë, me i’a dobësu shtyllat jetike, shtyllat e sigurisë, ai godet pamëshirshëm policinë e vendit, AKI-në, ushtrinë dhe atë në mënyrat më të ulta të mundshme, edhe vazhdon me i goditë” – deklaroi Haradinaj.
“Po është shpiun i Serbisë, po është tradhtarë ai njeri që e lenë ushtrinë e vet pa bukë, çka tjetër me i thane këtij njeri” – përfundoi ai.