Granit Xhaka rendit lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave. Plasin debatet në rrjetet sociale (VIDEO)
Granit Xhaka është njëri ndër lojtarët më me ndikim në Bundesliga dhe jo vetëm. Mesfushori zvicerian e tregoi këtë gjë edhe
në sezonin e kaluar, kur ndihmoi Bayer Leverkusenin ta fitonte Bundesliga-n si ekip i pamposhtur, dicka historike.
Xhaka njihet si një lojtar me një personalitet të fortë, por që nganjëherë tifozët kanë mundësinë ta shohin anën e tij më të
qetë. Nga Bundesliga, mesfushori shqiptar që luan për Zvicrën i është kërkuar te rendisë nga 1 deri në 10 lojtarët më të mirë
të të gjitha kohërave.
Por, përzgjedhja e tij ka hapur shumë debat, pasi ai ka vendosur Lionel Messin në vendin e dytë, dhe në të parin është
Cristiano Ronaldo.
