Connect with us

Press24.info

Gjykata Kushtetuese solli vendim për shfuqizimin e “balancuesit”

Maqedoni

Gjykata Kushtetuese solli vendim për shfuqizimin e “balancuesit”

Gjykata Kushtetuese solli vendim për shfuqizimin e “balancuesit”

Gjykata Kushtetuese sot në mbledhje solli vendim për shfuqizimin e “balancuesit” – mjeti për punësim sipas përkatësisë nacionale në institucionet shtetërore. Vendimi nuk do të vlejë në mënyrë retroaktive.

Më shumë për vendimin do të informojë kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski, siç është paralajmëruar, në një konferencë për media pas seancës së sotme të 27-të.

Instrumenti që ka pasur për qëllim të ekuilibrojë përfaqësimin e bashkësive etnike në administratë, sot u gjend para Gjykatës Kushtetuese.
Gjykatësit, sot vendosën për shfuqizimin e “Balancuesit”, i cili prej 18 shtatorit është i pezulluar dhe me këtë ka humbur balanci i të gjitha punësimeve në administratë.

Lënda për instrumentin që rrënjët i ka në Marrëveshjen e Ohrit, është formuar pas dorëzimit të nismës nga ish kryetarja e Komisionit për Antikorrupsion, Biljana Ivanovska, në janar të këtij viti.

Më të, kontestohet kushtetutshmëria e dispozitave ligjore që kanë të bëjnë me kushtin për mbajtje llogari për përkatësinë etnike gjatë konkurseve publike dhe punësimeve në administratë.

Continue Reading
You may also like...
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

To Top