Gaza para dhe pas luftës: Efekte shkatërruese të sulmeve brutale të Izraelit
Fotografitë tregojnë vijën bregdetare të Rripit të Gazës para dhe pas sulmeve izraelite që filluan më 7 tetor 2023
Shkup
Një përmbledhje fotografish krahasuese para luftës që filloi në tetor 2023 në Rripin e Gazës dhe pas shkatërrimit nga sulmet izraelite tregon efektin katastrofik të gjenocidit në enklavën e rrethuar palestineze, raporton Anadolu.
Fotografitë tregojnë vijën bregdetare të Rripit të Gazës para dhe pas sulmeve izraelite që filluan më 7 tetor 2023.
Bombardimet e vazhdueshme e kanë shndërruar pjesën më të madhe të Gazës në rrënoja, duke synuar jo vetëm strukturat fizike, por edhe shpresën dhe jetën e përditshme të banorëve të saj.
Infrastruktura e rajonit, përfshirë energjinë elektrike, ujin dhe linjat e komunikimit, është shkatërruar në masë të madhe, duke çuar në një krizë të rëndë humanitare.
Mijëra civilë janë vrarë dhe dhjetëra mijëra të tjerë kanë mbetur pa strehë.
MARKETING
