Connect with us

Press24.info

Gashi për serbët e Kosovës: S’mund t’i trajtojmë si lopët në Indi

Kosovë

Gashi për serbët e Kosovës: S’mund t’i trajtojmë si lopët në Indi

Gashi për serbët e Kosovës: S’mund t’i trajtojmë si lopët në Indi

Avokati Tomë Gashi, ka folur për trajtimin e serbëve të Kosovës, ku tha se ‘nuk mund t’i trajtojmë si lopët në Indi’.

Gashi tha se në 3-4 vitet e fundit, ngjarjet në veri të vendit kanë shkuar në favor të Kosovës, pasi sipas tij, veriu deri para tri vitesh ishte i kontrolluar nga terroristi Millan Radoiçiq.

“Ata, kushtimisht të themi, nuk mund t’i trajtojmë si lopët në Indi. Besoj që për më tepër se këto 3-4 vitë, që ka ndodhur, kanë ndodhur krejt gjëra të mira sa i përket ruajtjes së territorit. Këtë pjesën e veriut, deri para tri vitesh e kanë kontrolluar bandat kriminale serbe në krye me Radoiçiqin e disa të tjerë që më nuk janë”.

“Mirë kanë bërë serbët që s’kanë dalë në zgjedhje, pasi kanë deklaruar faktikisht që janë më mirë me këta katër kryetarë shqiptarë, sesa t’iu kthehet Lista Serbe. Nëse do të dilnin, do të fitonte Lista Serbe”, tha Gashi në Rubikon, njofton Klankosova.tv.

Më tej, ai foli edhe për bastisjet që po i kryen policia në veri, teksa tha se më herët ishin sirenat që ndryshe njiheshin si “uzbuna”, e për të cilat tha se i detyronin serbët të dilnin në protesta.

“Besoj se të gjithë e dimë që nëse paraprakisht ka shkuar dikush në bastisje të ndonjë shtëpie, kanë qenë sirenat që nuk janë më dhe e kanë pasur të detyrueshme që të dalin në protesta. Sot, policia jonë bën pothuajse çdo ditë bastisje e arrestime dhe kurrkush nuk proteston”, tha ai, njofton Klankosova.tv.

Gashti, tutje tha se emisari special i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak dhe shefi për Politikë të Jashtme të BE-së, Josep Borrell, “kanë punuar vetëm për Serbinë”, teksa shtoi se ka informata “për Grenellin se i ka marrë nga 100 mijë euro në muaj prej Qeverisë së Serbisë për lobim”.

 

Continue Reading
You may also like...
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

To Top