Gaqo Bushaka në botimet ALSAR, me “Përrallat e hënës”
Botimet ALSAR i sjellin lexuesit një autor me shumë emër, të suksesshëm dhe mjaft të dashur posaçërisht për të vegjlit.
Sa e sa fëmijë i kanë lexuar përrallat e tij, i kanë dëgjuar dhe kanë zhvilluar përmes tyre imagjinatën. Lëvrues i spikatur i letërsisë për fëmijë, Gaqo Bushaka njihet për përrallat e shkruara me aq mjeshtëri dhe pritur aq mirë nga lexuesi së cilit i janë kushtuar.
Ai na paraqitet tani me “Përrallat e hënës”, një botim i ri i sapodalë nga shtypi.
Përmes rrëfimesh të pasura me figura letrare, temash e personazhesh, autori ngjall kërshërinë e fëmijës lexues, të paaftë më pas për ta hequr librin nga dora deri në mbarim të faqes së fundit.
“Përralla që do t’ju rrëfej ka bërë udhë të gjatë gjersa ka ardhur tek unë, se përrallat udhëtojnë shumë nëpër botë.” Kjo është vetëm fjalia e parë e një prej ndarjeve të tekstit, e një prej përrallave, asaj nga shkretëtira, por të ngjashme me të ka plot në botimin e ri të ALSAR-it.