Furkan Saliu: Institucionet më të rëndësishme të shtetit i ka në dorë VMRO-ja, VLEN-i nuk guxon të ankohet nga “vëllai i madh i Vlladës”
Gazetari Furkan Saliu përmes një statusi në profilin e tij në Facebook ka nuëmruar disa prej institucioneve më të rëndësishme të shtetit më të cilat udhëheqin kuadro nga VMRO-DPMNE, e tek të cilat ushtrohet presion ndaj shqiptarëve.
Saliu shkruan se të gjitha këto vendime janë marrë me miratimin e VLEN-it, por sipas tij në vend që të ankohen tek faktori ndërkombëtar për këto emërime, ata votojnë sepse nuk guxojnë t’i dalin kundër vëllaut të madh të “vlladës” VMRO-DPMNE-së.
Reagimi i plotë:
Të gjitha institucionet më të rëndësishme #financiare udhëhiqen nga kuadro të VMRO DPMNE-së.
Në #infrastrukturë Nikollovski nuk len të marrësh frymë. Madje shtete të treta lavdërohet se po ushtrojnë ndikim tek ne duke i mbrojtur interesat e tyre.
Tek #furnizimet publike është instaluar një partneritet publiko-privat e veç inboxi im e din nëpër çfarë presioni janë duke punuar shqiptarët.
Në sektorin e sigurisë… #MPB është “pastruar” shpejtë.
Tash radhën e ka #zbulimi dhe #kundërzbulimi.
Në seancë qeveritare ku edhe përfaqësues të #VLEN kanë marrë pjesë, emërohet drejtor i ANB-së person që nuk ka mund të marrë certifikatë të sigurisë.
E dëgjova një deklaratë nga eksponent të #VLEN se #BDI nuk ka dal prej pushteti në kohën kur na ka ndodhur #Monstra, #Alfa e Lagjja e Trimave… Nëse kështu vazhdojmë do të na përsëriten. Edhe atë do të na përsëriten si shtet anëtarë i #NATO-s.
Edhe si pjesëtarë të qeverisë mund të adresohen këto shqetësime tek faktori ndërkombëtar i cili është garantues i Marrëveshjes së Ohrit por edhe tek NATO, strukturë rregullat e së cilës i kemi pranuar kur jemi anëtarësuar.
Normal që mundesh, nëse guxon prej vëllait madh të Vlladës.