FOTO/ Ky është jahtit luksoz që u përdor për të dërguar 20 emigrantë shqiptarë në Britani
Ky është jahti luksoz që u përdor nga kontrabandistët e dyshuar shqiptarë për të fshehur emigrantët që ishin nisur për në Britani.
Anija prej 23 pasagjerësh besohet të ketë lundruar nga Brest, Francë dhe u kap në Kanalin Anglez gjatë rrugës për në Neëquay në Bregun Jugor. Kur oficerët e Forcave Kufitare kontrolluan jahtin, gjetën 20 pasagjerë të fshehur poshtë kuvertës.
Të gjithë mendohet se janë shtetas shqiptarë. 19 burrat dhe një grua janë arrestuar në pritje të largimit nga Britania e Madhe, tha një zëdhënës i Zyrës së Brendshme, raportojnë mediat britanike.
Në lidhje me ngjarjen, shtetasja shqiptare Bleda Bega, 44 vjeçe, është akuzuar për ‘lehtësim të hyrjes së paligjshme’ në vend. Shqiptarët Florjand Lika, 30 vjeç dhe Romeo Zani, 32 vjeç, akuzohen për shkelje të urdhrave të dëbimit.
Të dy u deklaruan fajtorë në Gjykatën e Magjistraturës Bodmin më 15 prill. Ata u dërguan në paraburgim për t’u paraqitur në Truro Crown Court për dënimin muajin e ardhshëm.
© SYRI.net
