(FOTO) “Kot e keni”, Selimi i “mbyll” gojën Taravarit për heqjen e Balancuesit
Analisti politik, Sefer Selimi përmes një komenti i ka replikuar Arben Taravarit lidhur me heqjen e Balancuesit, pasi kreu i ASH-së kishte shkruar një status lidhur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për heqjen e Balancuesit.
Selimi e ka njoftuar Taravarin se nuk ekziston ligj për balancuesin dhe se Taravari është keq informuar.
Sipas Selimit, retorika “heqja e balancuesit” është eufemizëm për heqjen e deklarimit të përkatësisë etnike gjatë punësimeve, që asnjëherë nuk ka qenë përjashtuese por përfshirëse.
“Sido që të tentoni ta justifikoni dhe përdridhni vendimin e sotëm të Gjykatës Kushtetuese, fakt është se kjo gjykatë vlerëson se masa për diskriminim pozitiv ka skaduar dhe është ezauruar… për shqiptarët”, ka shkruar Selimi në komentin e tij duke i replikuar Taravarit./indeks.mk/