Fidan: Türkiye do të luajë rol të rëndësishëm në zbatimin dhe vazhdimësinë e paqes
Ministri i Jashtëm Fidan theksoi pritshmërinë e Türkiyes që hapat e ardhshëm në tranzicionin politik të Sirisë të jenë gjithëpërfshirëse dhe të zbatohen në atë mënyrë që të mos lejojnë lëvizjet separatiste
Istanbul
Ministri turk i Punëve tëJashtme, Hakan Fidan, tha se Türkiye do të luajë një rol “të rëndësishëm” në arritjen dhe vazhdimësinë e paqes, duke theksuar se ajo është një aktor “i fortë dhe i rëndësishëm” në rajon, raporton Anadolu.
“Türkiye është një vend i fortë dhe i rëndësishëm në rajon. Ajo do të luajë patjetër role të rëndësishme në zbatimin dhe vazhdimësinë e paqes dhe ruajtjen e armëpushimit”, tha Fidan në një konferencë të përbashkët për media me homologen e tij gjeorgjiane Maka Botchorishvili në kryeqytetin Ankara.
Fidan theksoi pritshmërinë e Türkiyes që hapat e ardhshëm në tranzicionin politik të Sirisë të jenë gjithëpërfshirëse dhe të zbatohen në atë mënyrë që të mos lejojnë lëvizjet separatiste.
Fidan po ashtu tha se retorika e kryeministrit izraelit Netanyahu për Sirinë tregon qartë se ai nuk është në favor të paqes, duke theksuar se Izraeli duhet t’i japë fund “ekspansionizmit” të tij rajonal që po zbaton “nën maskën e sigurisë”.
