Fidan reagon ndaj Izraelit: Presidenti ynë është bërë zëri i ndërgjegjes së njerëzimit
“Presidenti ynë është bërë zëri i ndërgjegjes së njerëzimit. Qarqet ndërkombëtare sioniste, veçanërisht Izraeli, të cilët duan të shtypin këtë zë të drejtë, janë në telash të madh”, shkroi Fidan.
Kryediplomati turk Hakan Fidan, duke reaguar ndaj Izraelit tha se “Presidenti ynë Erdoğan është bërë zëri i ndërgjegjes së njerëzimit”, transmeton Anadolu.
Ministri Fidan në postimin e tij në rrjetin social X reagoi ndaj deklaratave të disa zyrtarëve izraelitë që kanë në shënjestër presidentin Recep Tayyip Erdoğan.
“Presidenti ynë është bërë zëri i ndërgjegjes së njerëzimit. Qarqet ndërkombëtare sioniste, veçanërisht Izraeli, të cilët duan të shtypin këtë zë të drejtë, janë në telash të madh”, shkroi Fidan duke rikujtuar se historia përfundon në të njëjtën mënyrë për të gjithë ata që kryejnë gjenocid si dhe mbështetësit e tyre.
Këto reagime vijnë pasi ministri i Jashtëm i Izraelit, Yisrael Katz, në llogarinë e tij në median sociale bëri një postim që përmbante shpifje dhe ofendim duke shënjestruar presidentin turk Erdoğan.