Faton Ahmeti: Nuk mund të lejojmë reduktimin akademisë në nivel komunash dhe jo akademi kombëtare
Sekretari i përgjithshëm i BDI-së, Faton Ahmeti ka reaguar përmes një postimi në profilin e tij në FB duke shkruar se është për shqiptarët të jetojmë në këtë kohë të përbuzjes kombëtare, nga ata që përfaqësojnë shqiptarët, pa pasur legjitimitet. Institucionet kombëtare, qëndrore, si Akademia e Shqiptarëve për Shkencë dhe Art, assesi nuk mund të reduktohen në nivel të komunave!
Postimi i plotë:
“Është e dhimbshme për ne, shqiptarët, të jetojmë në këtë kohë të përbuzjes kombëtare, nga ata që përfaqësojnë shqiptarët, pa pasur legjitimitet. Institucionet kombëtare, qëndrore, si Akademia e Shqiptarëve për Shkencë dhe Art, assesi nuk mund të reduktohen në nivel të komunave!”./top24