Connect with us

Press24.info

Erdoğan: Xhamia e Namazgjasë do të jetë një simbol i miqësisë, vëllazërisë dhe solidaritetit mes nesh

Shqipëri

Erdoğan: Xhamia e Namazgjasë do të jetë një simbol i miqësisë, vëllazërisë dhe solidaritetit mes nesh

Erdoğan: Xhamia e Namazgjasë do të jetë një simbol i miqësisë, vëllazërisë dhe solidaritetit mes nesh

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, së bashku me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, bënë inaugurimin e Xhamisë së Namazgjasë në Tiranë, e cila është ndërtuar me mbështetjen e Turqisë dhe është xhamia më e madhe në Ballkan, raporton Anadolu.

Në fjalën e tij të rastit, Erdoğan u shpreh i lumtur që ndodhej në Shqipëri për këtë ceremoni të rëndësishme, ndërsa falënderoi Shqipërinë për mikpritjen e ngrohtë.

Erdoğan uroi që Xhamia e Namazgjasë, themelet e së cilës u hodhën në vitin 2015, të jetë e dobishme për të gjithë myslimanët.

Ai shprehu mirënjohjen e tij për të gjithë ata që kontribuuan, veçanërisht kryeministrin shqiptar Edi Rama, për mbështetjen që i dhanë xhamisë, e cila u ndërtua me kontributet e Kryesisë së Çështjeve Fetare dhe Fondacionit Diyanet të Turqisë.
Duke vënë në dukje se kjo xhami, më e madhja në rajonin e Ballkanit, do të zërë vendin e saj në kujtime si simboli më i ri i historisë së përbashkët dhe vëllazërisë që zgjat më shumë se 6 shekuj, Erdoğan tha se Xhamia e Namazgjasë në Tiranë është një xhami klasike osmane që shtrihet nga tradita deri te e ardhmja, integron antikitetin dhe teknologjinë dhe është projektuar si një ndërtim që bashkon arkitekturën osmane që dominon në Ballkan me teknologjinë bashkëkohore të ndërtimit.

Erdoğan tha se përveç zonës së faljes, xhamia ka sallë konferencash, klasa, kurs Kurani, sallë të ekspozitave, bibliotekë, ashensor për personat me aftësi të kufizuara dhe të moshuarit, dhomë leximi dhe qendrën kulturore, me çka xhamia është ndërtuar me botëkuptimin e një kompleksi.

Duke u shprehur se synojnë të pasqyrojnë trashëgiminë e pasur kulturore të Shqipërisë me Muzeun e Bashkëjetesës së Kulturave Ballkanike që ndodhet në zonën e xhamisë, Erdoğan tha se “Nuk kam asnjë dyshim se Xhamia e Namazgjasë do të jetë simbol i miqësisë, vëllazërisë dhe solidaritetit mes nesh”.

“Do të vazhdojmë të qëndrojmë pranë Shqipërisë”

Duke përgëzuar të gjithë ata që kontribuuan në “këtë vepër madhështore që magjeps ata që e shohin, jep paqe të brendshme dhe integron botën shpirtërore me botën e jashtme”, Erdoğan tha:

“Dua të theksoj veçanërisht se prioriteti ynë është të thellojmë më tej marrëdhëniet tona kulturore dhe shoqërore me Shqipërinë, për të cilën jemi të detyruar nga marrëdhënia i vëllazërisë së ngushtë. Dy kombet kanë mbështetur njëri-tjetrin në çdo rast dhe kanë ndarë hallet dhe gëzimet e tyre. Solidariteti i treguar nga populli turk dhe ai shqiptar gjatë fatkeqësive të tërmeteve në vendet tona ka dhënë shembull për komunitetin ndërkombëtar. Spitali i Miqësisë Turqi-Shqipëri që ndërtuam në Fier dhe rezidencat pas tërmetit që ndërtuam në Laç, janë vepra konkrete të këtij solidariteti. Me lejen e Zotit, ne do të vazhdojmë të qëndrojmë pranë Shqipërisë me shtetin, institucionet dhe organizatat tona joqeveritare”.

Duke vënë në dukje se në mendimin islam, xhamitë janë në zemër të jetës, në qendër të qytetit dhe në bazë të qytetërimit, Erdoğan tha se xhamitë janë tempuj ku jetësohen vlerat që ngritin shoqërinë, siç janë vëllazëria, bashkëpunimi dhe solidariteti, dhe ku uniteti i hapësirës transformohet në unitet shpirtëror.

“Është detyrim i ndërgjegjshëm që të qëndrojmë përballë terrorizmit shtetëror”

Duke theksuar se xhamitë nuk janë vetëm vende të adhurimit, ai tha se ato janë qendra të së vërtetës që thërrasin njerëzimin tek Allahu.

“Nuk duhet të shkëputemi nga vlerat e larta të Islamit, fesë së paqes, nuk duhet t’u lëmë hapësirë grupeve të interesit që shfrytëzojnë fenë e shenjtë për qëllime personale”, tha Erdoğan.

Më tej, presidenti turk, duke rikujtuar se kanë kaluar një vjet nga gjenocidi që Izraeli po kryen në Gaza dhe tokat e pushtuara palestineze, tha se janë martirizuar 50 mijë palestinezë të pafajshëm, si dhe janë plagosur mbi 100 mijë njerëz.

Ai tha se xhamitë, kishat, spitalet, shkollat, universitetet dhe tregjet u bombarduan dhe se administrata izraelite vazhdon sulmet e saj ndaj fëmijëve, grave, të rinjve dhe të moshuarve në Palestinë.

Presidenti Erdoğan vuri në dukje se administrata izraelite ka vazhduar masakrat e tij edhe në Liban. “Është detyrim i ndërgjegjshëm për të gjithë ne që të qëndrojmë përballë terrorizmit shtetëror që zbaton Izraeli. Administrata e Netanyahut, duke sulmuar Libanin së fundmi, tregoi sërish se nuk ka ndërmend të vendosë paqen në rajon. I bëj thirrje edhe një herë gjithë botës së ndërgjegjshme, veçanërisht myslimanëve, nga ky vend i shenjtë, që të marrin një qëndrim të përbashkët kundër agresionit të Izraelit”, apeloi presidenti turk.

Shënime nga inaugurimi i xhamisë

Teksa Erdoğan vinte në xhami, u hodhën karafila në automjetin e tij. Para inaugurimit të Xhamisë së Namazgjasë, ku ishin vendosur flamuj të Turqisë dhe Shqipërisë, Myftiu i Tiranës dhe imami Xhamisë së Namazgjasë, Gazment Bilal Teqja, dhe muezini i xhamisë Büyük Çamlıca, Enes Özsoy, recituan nga Kurani.

Pas lutjes së bërë nga kreu i Çështjeve Fetare të Turqisë Ali Erbaş, presidenti Erdoğan, kryeministri Rama dhe anëtarët e protokollit shoqërues prenë shiritin dhe inauguruan xhaminë.

Më pas, Erdoğan, Rama dhe pjesëmarrësit e tjerë hynë në xhami dhe e egazaminuan nga afër. Presidenti Erdoğan përshëndeti njerëzit në xhami, të cilët mbanin në duar flamuj.

Në ceremoni morën pjesë ministri i Jashtëm Hakan Fidan, ministri i Industrisë dhe Teknologjisë Mehmet Fatih Kacır, ministri i Tregtisë Ömer Bolat, ministri i Rinisë dhe Sportit Osman Aşkın Bak, ministri i Bujqësisë dhe Pylltarisë İbrahim Yumaklı, ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Abdulkadir Uraloğlu, ministri i Energjisë dhe Burimeve Natyrore Alparslan Bayraktar, kreu i Kryesisë së Komunikimeve pranë Presidencës Fahrettin Altun, kreu i inteligjencës (MIT) İbrahim Kalın, kreu i Çështjeve Fetare Ali Erbaş, kryekëshilltari i Presidentit për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Akif Çağatay Kılıç, kreu i Industrisë së Mbrojtjes, Haluk Görgün, kryetari i Këshilli të Arsimit të Lartë (YÖK), Erol Özvar, kreu i TIKA-s Serkan Kayalar dhe kreu i AFAD-it Okay Memiş.

Continue Reading
You may also like...
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

To Top